Page 271 - Demo
P. 271
MBRAMJA NË NORDEci e eci e gjeti blerimin. Tingujt e kumbonareve lanë pishate bredhat e shkuen me bujtë në qiell.Qetsija e syve t'kaltër rrokullisetnepër pullaze t'thepisun e bahetpasqyrë e dritave të kandilavetë shekullit t'kaluem.Eci e eci e muzgu me plaçka në krahe para se me hy mbrendë,e uli barrën skâj derës tue lanë shêjpër ta gjetë në terr me nji t'prekun,para agimit.MBRAMJA NË____________Eci e eci e gjeti detin Tingujt _______________________ _____________________________ Qetsija e syve___________________ __________________________________________________________ _____________________________ Eci e eci e muzgu _______________ _____________________________ _____________________________ _____________________________7. Pjesa në vijim është marrë nga vëllimi i periudhës së dytë “Legjenda” (“Grueja e Skanderbegu”). Kemi folur pak në mësim për të. Dalloni në këtë pjesë heroizmin dhe deri antiheroizmin. Cili është shqetësimi kryesor i Skandërbegut? Diskutoni për mitin dhe “çmitizimin” e imazhitlegjendë në funksion të ndjesisë njerëzore. Çfarë ndjesie ju shkakton kjo gjë?“Çka kje, grue, me ty kështu?”/Nji fjalë të madhe tha ajo:/“Po, ku t'i marr luftarët si ti/me shyta blini e hekuri/ e me parzëm t’pacenueshëm?”/Kastrioti tha me vete:/bre, ku të des n’mos mbetsha në luftë?/E shikoi shtrojen trishtë.”8. Periudha e tretë e poezisë së Camajt përbën shkallën më të lartë të abstraksionit të imazhit dhe teknikës hermetike të dhënies së tij përmes simboleve. A e dalloni nga shembujt e dhënë në mësim, po dhe shembuj të tjerë nga vepra? Diskutoni për këtë duke e ilustruar mendimin tuaj me poezinë me titull “Kuptimi”: “Edhe një herë u gjeta Te Dheu i Huaj/ në brigjet e atij ishulli të lashtë./ Atje në ranë më rá dora në një gockëz deti,/ fosil i saktë me rrëfanzë në krye ku/përshkova penin dhe e vara hajmali në qafë./Kuptimi i këtij sendi ishte ‘bimë e lumtun/ dhe i përngjante një zilje sa një sý peshku/nën ujë.”9. Dalloni simbolikën e theksuar që në titujt e poezive. Nga periudha në periudhë vjen duke u rritur abstraksioni. Gjeni shembuj ku kjo simbolikë ka qenë vetëm fillesa e ngacmimit të shkrimtarit, sepse pastaj e ka përpunuar atë. Diskutoni në lidhje me vështirësinë e deshifrimit.10. Lexoni veprat e Camajt dhe gjeni në to metafora që ju bëjnë përshtypje. Diskutoni për imazhin dhe për mënyrën se si janë ndërtuar ato.Sfida e të shkruarit11. Më poshtë kemi dhënë një poezi të Martin Camajt. Në anën e djathtë të saj, mundohuni të plotësoni vendet bosh të një skeleti poezie tjetër që ka elemente të njëjta me të. Mundohuni të imitoni stilin e Camajt. Nëse doni, mund ta bëni edhe në prozë, por të ketë efekt poetik (metafora të pazakonta, herë qiellore e hiperbolike, herë shqisore e të animizuara). Mos u shqetësoni dhe mos paragjykoni njëri-tjetrin. Këto janë sprova për të përjetuar e për t’u ndier mirë. Shkruani në çfarë varianti të doni.Letërsi 269

