Page 272 - Demo
P. 272
LetërsiVeprat në prozë të Martin Camajt janë shkruar më vonë se poezitë e periudhës së parë. Vepra e parë e tij në prozë është “Djella” (1958). Motivet e këtij romani na i sqaron vetë Camaj: “Ideja e motiveve që do të zhvilloheshin në një ambient të caktuem më erdhi si reagim kundrejt propagandës të vjeteve '50 në diktaturat e reja komuniste të Lindjes: thuhej se një shkrimtar i saktë nuk duhej ta lente kurrë vendin, duhej të jetonte mbrenda popullit të vet, përndryshe humbaste talentin.”. Më pas, këtë motiv ai e lidhi me motivin tjetër të zhvendosjes së popullsisë së Veriut të Shqipërisë drejt fushave. Sipas tij: “Diktatura e re, zhvendosjen e popullatës e përdori për qëllime të caktueme të veta, edhe si masë ndëshkimi, internimi i familjeve ‘armiqësore’, për shembull.”. Pra, siç mund të shihet, pavarësisht distancës hapësinore, Camaj jetonte me shqetësimet dhe problematikat që ndodhnin në vend. Të dyja këto motive ai i gërshetoi nëpërmjet imazheve të përjetuara nga Bardh Qerreti, mësuesi i fshatit Ndërsanë. Tematikat nuk jepen si një rrëfim ngjarjesh, por si përsiatje, meditime, mëdyshje të këtij personazhi. Tek ai ndërthuren dy botë: ajo e origjinës, e malësorit dhe ajo e intelektualit, mësuesit. Ato, pavarësisht se janë në kundërshti me njëra-tjetrën, nuk përfaqësojnë të mirën e të keqen, pasi Bardhi nuk e urren origjinën e tij. Nga ana tjetër, atij nuk i pëlqen sistemi mbi të cilin është organizuar kjo origjinë dhe marrëdhëniet njerëzore që shfaqen në të, të cilat i duken të izoluara, të palëvizshme, pa zhvillim e risi. Bardhi kërkon më shumë hapësirë dhe mundësi për veprim të natyrshëm: “Due ajr dhe nji bote të hapēt, pa skaje.”; “S’ishte ajo jetë për një krijues idesh.”. Kjo kundërvënie shfaqet edhe në aspektin ndjenjësor. Kështu, ai në fillim dashuron Shpresën, mësuese, pasi sheh tek ajo personin me formim të njëjtë, që do ta ndihmojë edhe në këtë kundërvënie ndaj së vjetrës. Po nga ana tjetër, sa sheh Djellën, malësoren e bukur, ndien një tërheqje të nxitur edhe nga modelet e nënshtresat e fshehura të origjinës së tij. Këtë treshe e plotëson Curri, malësori i hijshëm, që dashuron Djellën gjithashtu.Nga pikëpamja e kohezionit, pra, e mënyrës së organizimit të materialit gjuhësor, janë të dallueshme efektet poetike të këtij romani (rima të brendshme, alternime ritmike të njëjta, fjali pa folje-elipsa sintaksore, rimarrje të fjalisë me të njëjtën fjalë a të njëjtin tog, përdorimi i fjalëve që kanë vetë një imazh të theksuar poetik, ndajshtimet në formë grupi e jo vetëm një fjalë etj.), pavarësisht se Camaj thotë se kaloi nga poezia në prozë në rastin e Djellës. Megjithatë, edhe vetë Camaj pranon se nuk e ka si synim dallimin e gjinive në punët e tij. “Hija e një vajze shtat-hjedhët këputi udhën e madhe e hyni më një shteg mes dy brigjeve arash.” Pasi jeni njohur me mënyrën e ndërtimit të poezisë së Camajt dhe pasi të keni lexuar prozën e tij, arrini të vëreni se si fjalia e mësipërme fare mirë mund të ishte pjesë e një dyvargëshi të një poezie të Camajt.Fjalia është një metaforë e madhe, e cila ndahet në mes nga lidhëza bashkërenditëse “e” që shërben edhe si hapësira ritmike ndarëse mes dy pjesëve të fjalisë/varg. Po kështu, fjala “arash” është dhënë në rrjedhore pikërisht për të krijuar uniformitet metrik, pasi në fakt ajo duhet të ishte në gjinore (mes dy brigjeve të arave). Në këtë kontekst, mbaresa e rrjedhores “-sh” bëhet edhe për të krijuar aliteracion të brendshëm.Romani tjetër, “Rrathë” (1978), trajton problemet me individin dhe sistemin (Në fakt, një alegori e hapur me atë që kishte ndodhur në Shqipëri.). Sistemi përfaqësohet në rrathë që kanë një hierarki në progresion ngritës: Rrathë uji, Rrathë zjarri, Rrathë gjaku. Studiuesit e shohin këtë ndërtim hierarkik në funksion të sigurimit të sistemit, forcimit të privilegjeve të pushtet-mbajtësve, duke forcuar Proza - motivet dhe elemente të stilit270 Letërsi

