Page 273 - Demo
P. 273


                                    mbikëqyrjen dhe monopolizimin e çdo fushe të jetës, madje edhe përcaktimin e zhvillimeve shoqërore. Që të arrihet kjo, sistemi punon fillimisht për shkatërrimin e personalitetit dhe individualitetit njerëzor, duke u munduar ta bëjë atë pjesë të grupit, të kolektivit. Në këtë grup, individi nuk do të ketë liri mendimi e veprimi, po do të jetë pjesë e një turme, në të cilën është i detyruar t’u nënshtrohet interesave të të tjerëve. Individi tashmë nuk është më vetvetja, por një hije e tij. Ndër personazhet përfaqësuese, nga një numër i madh prej tyre, veçojmë Bacin (Folkloristin) dhe Agonin (Novelistin). Baci, edhe nga simbolika e emërtimeve, përfaqëson të vjetrën. Në thelb, ai nuk e do sistemin, po ka frikë t’i kundërvihet. Gjithsesi, një revoltë të fshehur ai e bën, pasi fillon të mbledhë folklor, “Këngët e Kreshnikëve”, që nuk janë pjesë e jetës së sistemit. Nga ana tjetër, personazh kryesor është Agoni apo Novelisti që gjithashtu edhe nga simbolika e emrave kuptohet se përfaqëson të renë. Detyrat që i duhet të përmbushë në kuadrin e sistemit, të mbledhë të dhëna për Ilegalin (lajmë të nëndheshme) dhe të shkruajë një reportazh për ardhjen e traktorëve në Ripën e Mesme, e bëjnë atë që të njohë sistemin. Përditshmëria në të (jetën në sistem), ia prish nocionin edhe për sistemin, edhe për botën. Fillon shpërbërja kohore në kufijtë e surreales, saqë ai nuk dallon as edhe kalimin e kohës dhe të ngjarjeve. Studiuesit kanë vërejtur se Agoni as nuk ia nis e as nuk mund t'ia luajë lojën pushtetit, siç vepron, fjala vjen, Baci. Në njërën anë, ai s'ka përvojë të mjaftueshme për rrethana të tilla, ndërsa në anën tjetër, ka shpirt krijuesi letrar, prandaj shumë çështje i sheh ndryshe nga të tjerët. Agoni e kupton botën dhe karakterin e sistemit sidomos në fund të romanit, sa merr vesh se vepra e tij e vënë në teatrin e kukullave kishte bërë bujë të madhe, sidomos i kishte shqetësuar pushtetarët. Ky është çasti kur ngadhënjen forca e artit dhe nga ky çast, Agoni i kthehet vetvetes dhe jetës krijuese.Nga pikëpamja e kohezionit, mënyrës së ndërtimit dhe organizimit të materialit gjuhësor, teksti i këtij romani paraqet një larmi trajtash si në rrafshin leksikor, ashtu edhe në atë morfologjik e sintaksor. Camaj përdor shumë frazeologji, fut fjalë të leksikut arbëresh dhe varianteve të ndryshme dialektore, luan me fjalëformimin, emërtimet i kalon në simbole që lidhen dhe me domethënien e rolin që kanë personazhet në roman. Dialogët dhe monologët dramatikë janë ata që përcjellin ngjarjet dhe jo një rrëfim direkt i tyre. Një gjë e tillë bëhet në mënyrë të qëllimshme edhe në funksion të motiveve të romanit (bota e individit përballë sistemit, vetmia, humbja e traditës, kërkimi i lumturisë, i suksesit vetjak, lidhja me rrënjët e origjinës).Vepra që nga shumë studiues shihet si kryevepra e tij është “Dranja”. Dranja është emri i breshkës femër “me një emër gruaje”, si dhe emri i një vajze të bukur prej vendlindjes së autorit (Ky emër në fakt është emri i lules që gjendet në disa variante: drandofille-trëndafil-Drane-Drande). Nga këto të dhëna të vetë autorit del që titulli duhet lexuar si gruaja-breshkë dhe breshka-trëndafil. Në lidhje me llojin e tekstit dhe ndërtimin e tij, autori sërish na jep të dhëna që në fillim përmes emërtimit poshtë titullit, duke e quajtur “Madrigal”. Madrigali është një nënlloj lirik-erotik, i shkruar në vargje dhe në fillimet e tij, i kënduar. Madrigalet e Camajt janë shkruar në prozë. Gjithsesi, elementet poetike të këtyre prozave janë shumë të dukshme, ndaj dhe studiuesit bien në një mendje se ato janë proza poetike. Dranja shfaqet si një hibrid me tipare rrëshqanore (zvarritëse, pra, të breshkës) dhe njerëzore. Edhe vetë Camaj thotë “frymor i ndërmjemë mes sisorëve dhe atyne që pjellin vezë”. Ka studiues që Dranen e identifikojnë me autorin dhe jetën e tij të përcaktuar nga origjina e tij, por edhe endjet jashtë (veçanërisht në madrigalet e para). Breshka si simbol (me konotacion jo fort pozitiv në kujtesën popullore) është zgjedhur nga autori edhe në funksion të tekstit modern të tij (Metamorfoza si koncept dhe si proces është e zakonshme në tekste të letërsisë moderne.). Gjithsesi, imazhe të tilla si breshka, gjarpri etj., të frymëzuara nga mitologjia, Camaj i merr dhe i përpunon në përmbajtje, por deshifrimi i plotë i tyre bëhet duke mos harruar edhe referencën mitike nga janë marrë.Letërsi 271
                                
   267   268   269   270   271   272   273   274   275   276   277