Page 274 - Demo
P. 274


                                    Në një madrigal tjetër, autori pohon se e takoi Dranen, kur ishte fëmijë, duke e shmangur deri diku personifikimin direkt me të: “më ndoq ajo hije përmbas, roje frymë-mirë e dheut të rrëpijtë pranë Lumit të Madh, prore në naltësinë e shputës së kambës, kudo që shkova.”. Vini re se si krijohet efekti poetik nga grupet pothuajse me numër të njëjtë fjalësh dhe rrokjesh, që kufizohen nga presja e parë dhe e dytë. Në këto grupe mungon folja dhe elementi lidhës. Të gjitha këto krijojnë një ritëm të brendshëm, që i japin diksion poetik leximit.Në raste të tjera, tipare të caktuara të saj shërbejnë si model katarsisi për zërin poetik: “Qysh se e njoh Dranjen janë shlye edhe në mue plot vese, si paduresa e vrulle irnuese të paprituna: Qëndrimi i saj si copë thëngjilli i fikun më sjell ndër mend prore sa të pakuptim janë përpushjet e ngutshme, si zorra në prush, të njeriut modern.”. Duke u kthyer sërish te përdorimi i elementeve mitike, duhet të themi se me breshkën-grua Camaj krijoi një mit të ri ose personal, veçse pa heroizmin e miteve të zakonshme. Referenca shumëplanëshe janë të dallueshme në vepër. Kështu, nëpërmjet zhvendosjes hapësinore të Dranes, në madrigale flitet edhe për historinë e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Camaj, e quan breshkën “dhease” (autoktone), kur Dranja viziton Tempullin e Afroditës. Në këtë kontekst, Dranja shfaqet si një vepër me referenca shumëplanëshe, po që gjithsesi në thelb mbetet fati i qenies së dyzuar në kompleksitetin jetësor të saj. Ka autorë që e shohin këtë si fat tragjik. Gjithsesi, ky i fundit projektohet në kontekste mitike, historike, filozofike etj., nëpërmjet një gjuhe poetike dhe me mjete kohezive mjaft moderne.“Karpa” (1987) është romani tjetër i Camajt që sipas tij: “Është një roman kompleks që rrëfen dëshirat e papërmbushura të jetës së tij.”. Po kështu, ai vetë shpjegon edhe domethënien e titullit i cili “simbolizon një kala të paarritshme që banohet nga njerëz gjithaq të paarritshëm e në thelb të egjër.”. Duke luajtur me origjinën e fjalës, Karpa identifikohet si një fshat, por që në emërtim ai e lidh me pozicionimin e saj si një vend i butë me gjelbërim mes shkëmbinjve; edhe këtu Camaj nuk del nga teknika e tij simboliste e hermetike njëkohësisht. Motivet që dallohen në këtë vepër janë të shumta. Nëpërmjet alegorisë, ato lidhen si me fatin e individit, ashtu edhe me atë të shoqërisë shqiptare. Kështu, aty dallon izolimin dhe dramën që sjell ai te njeriu, dhunën fizike e mendore, sedrën e fyer, pengimin e lëvizjes së lirë e bashkë me të mungesën e komunikimit, shmangien nga zhvillimi etj. Të gjitha këto jepen mes gërshetimit të reales dhe irreales. Realja synon të përcaktojë hapësirën dhe kohën, kurse irrealja, nëpërmjet përvojave historike që më së shumti dalin si mitike, e rrënon imazhin real. Romani fillon në verën e vitit 2338 (pavarësisht se në roman dalin edhe kohë reale si 1975, 1980). Kjo kohë është subjektive dhe zhvillohet kryesisht në nënvetëdije, duke marrë dhe kuptimin e mbarëkohësisë në lidhje me ngjarjet që ndodhin në Karpë. Jeta e individit në Karpë duket se nuk kushtëzohet vetëm nga kushtet reale; ajo është edhe rrjedhim i fatit historik të trashëguar. Kështu, Voni, Barnatari, duke lexuar Kronikën e vjetër të Karpës dallon që ajo është jeta e vërtetë e kësaj të fundit (me të këqijat, tragjiken, dhunën etj.). Meqë nuk iu nënshtrohet rregullave të këtij mjedisi, ai dënohet të jetojë në zemrën e shkëmbit, larg jetës e mundësisë së veprimit të lirë.Mjaft interesante në krijimtarinë e Camajt janë edhe novelat e tij (1981), që ai i quan “copa”: “Shkundullima”, “Pishtarët e natës”, “Rrungaja në mars”, “Gjon Gazulli”, “Katundi me gjuhë të fshehtë”. Në to gjen botën e malësorit shqiptar (“Pishtarët e natës”), po dhe të arbëreshit (“Shkundullima”), dy botë, të cilat i kishte pjesë të përjetimit të tij emocional. Gjen po ashtu edhe fatin e fatkeqësinë e përbashkët, si dhe ballafaqimin e njeriut me ndërgjegjen e tij dhe atë të shoqërisë (“Katundi me gjuhë të fshehtë”, “Gjon Gazulli”).Gjithë krijimtaria e Camajt dëshmon atë që me të drejtë pohon Ernest Koliqi: “atij edhe padashtas i shkon syni te brumi njerëzor”, pra, te qenia dhe fati i saj. 272 Letërsi
                                
   268   269   270   271   272   273   274   275   276   277   278