Page 275 - Demo
P. 275


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Romani “Djella” ka motive të larmishme. Cilat janë dy motivet me referencë reale në lidhje me zhvillimet në Shqipëri, për të cilat flet edhe vetë autori?2. Në roman ravijëzohen dy çifte: Bardhi - Shpresa dhe Djella - Curri. A përfaqësojnë ata dy anë të ndryshme dhe plotësisht të kundërta? Pse? (Kujdes te figura e Bardhit, pasi ajo është komplekse.)3. Romani “Rrathë” përcakton marrëdhëniet mes individit dhe sistemit. Si përcaktohet në mënyrë simbolike ky raport? A krijon alegori me realitetin shqiptar të kohës së diktaturës dhe çfarë ndjesie krijoni?4. “Dranja” është një hibrid që del në dy forma. Përcaktoni llojin e këtyre formave. A është ky hibridizim i zakonshëm për letërsinë moderne? Sillni shembuj.5. “Karpa” është një roman i cili trajton fatin e individit jo vetëm në aspekt personal. Si ka ndikuar ambienti në këtë lloj fati? Tragjikja e tij është e lidhur vetëm me pozicionin dhe relievin e saj gjeografik?Ushtroni mendimin kritik6. Te figura e Bardh Qerretit vihet re përplasja e ndjesive të origjinës dhe atyre të intelektualit të qytetëruar. Cili është qëndrimi i Bardhit në lidhje me to? A mund të përshtaten ato me njëratjetrën? Tregoni qëndrimin tuaj në lidhje me këtë dikotomi.7. Në romanin “Rrathë” vihet në dukje se diktaturat (sistemi) sulmojnë fillimisht karakterin njerëzor. Çfarë synojnë të arrijnë me këtë tek individi? Si ju duket synimi i sistemit për ta bërë individin pjesë të grupit, turmës, pra, t’i zhdukë individualitetin atij? 8. Agoni e kupton botën dhe karakterin e sistemit sidomos në fund të romanit, sa merr vesh se vepra e tij e vënë në teatrin e kukullave kishte bërë bujë të madhe, veçanërisht i kishte shqetësuar pushtetarët. A mendoni se kultura, arti, shkenca, janë një mënyrë për të luftuar uniformitetin, diktaturat, të keqen në përgjithësi e atë brenda secilit prej nesh në veçanti? Pse?9. Breshka-gruaja-Drane dhe imazhi i saj shumë modern i krijon mundësi autorit të hulumtojë në shumë nivele jetësore me shtrirje kohore të papërcaktuar imazhesh, simbolesh, mitesh etj. A e ndihmon autorin një përzgjedhje e tillë kompozicionale në deshifrimin e kodeve jetësore jo vetëm të individit në përgjithësi, po edhe të tij në veçanti? Ilustroni mendimin tuaj me pjesë nga madrigalet.10. Në romanin “Karpa”, izolimi hapësinor krijon edhe izolimin mendor. A mendoni se dhuna e veset që shfaqen në këtë realitet janë të kushtëzuara pikërisht nga ky izolim, apo janë pjesë e së keqes brenda njeriut kudo që ndodhet ai? Pse njerëzimi preferon kryesisht të shkarkojë të keqen?Sfida e të shkruarit11. Raporti i individit me veten në radhë të parë, fatin e tij personal e kolektiv, raporti me shoqërinë e sistemet, i vënë në kontekste të caktuara historike ose dhe me mungesa reference kohore janë tharmi kryesor i motiveve të Camajt. Duke pasur parasysh këtë, shkruani një tekst me titull: “Unë dhe uni brenda meje, një luftë e përjetshme, e fituar apo e humbur?”.Letërsi 273
                                
   269   270   271   272   273   274   275   276   277   278   279