Page 277 - Demo
P. 277
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në tekst paraqiten ambiente të caktuara. Përcaktoni vendin, në bazë të të dhënave të tekstit. 2. Në tekst dallohet dialogu mes Zanës e Lulit. Gjeni grupmoshën e tyre, duke nxjerrë të dhëna nga teksti. Shpjegojeni këtë lidhur edhe me rutinën ditore të jetës në fshat.3. Në poezi vërehet se, ose Zana, ose Luli, ka vizituar qytetin. Përcaktoni se cili. Nëse teksti nuk ju jep të dhëna për këtë, a e pengon kjo kuptimin e pjesës në vijim?4. Emri i vajzës përputhet me emrin e një qenieje të mitologjisë sonë popullore. A e njihni atë dhe tiparet për të cilat përmendet? A i referohen edhe në këtë poezi mitologjisë në lidhje me këtë fakt? Ilustrojeni me pjesë nga poezia.5. Strofa e tetë përshkruan ndarjen e çiftit. Si është ajo, e trishtueshme apo e gëzueshme? Ilustrojeni me pjesë nga strofa dhe tregoni ndjesinë tuaj.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Poezia është ndërtuar me strofa katërvargëshe. Dalloni llojin e rimës dhe numrin e rrokjeve për secilin varg. A ka rregullsi në këto të dhëna? Një gjë e tillë e lehtëson apo e vështirëson leximin dhe kuptimin?7. Secili varg ka një hapësirë që e ndan atë në dy pjesë. Në këtë mënyrë, alternohet ritmi. Gjeni këto hapësira dhe vini re si realizohen ato. Emërtoni ndjesinë ritmike (e fortë, e butë, e lehtë dhe rrëshqitëse etj.).8. Në gjithë poezinë vihet re përdorimi i vizës (–). A mendoni se kjo ka lidhje me elementin metrik e ritmik (shumica), pra, reflekton një hapësirë (njërrokëshe) në lexim që lejon krijimin e një ritmi të njëtrajtshëm në poezi? Lexojeni tekstin, duke u munduar që të respektoni këto hapësira në kuadrin e një rrokjeje. Si ju duket?9. Poezia ka tre zëra. Dalloni këta zëra dhe përcaktoni cili flet më shumë. Pse ndodh kjo gjë? 10. “Mbas delesh të largueme t'dy vrapojnë, /Në heshtje u dan’ në pyll./ Ndër lisa zogjt tashti mâ mir’ këndojnë,/ Mâ mirë binte ‘i fy'll.” Camaj copëzon në këtë strofë me apostrof fjalën fyell. A krijon ndonjë kuptim alegorik-erotik dhe kujt i referohet ai? Përshkruani imazhin personal në lidhje me të.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Në poezi gjendet fusha semantike e fshatit dhe jetës baritore. Dalloni fjalët që i përkasin kësaj fushe. A kushtëzon kjo atmosferë edhe ndërtimin e dy figurave që duhet t’i emërtoni, në vargun e dytë të strofës së gjashtë (Po Zana e bjeshk’s iu ngja) dhe vargun e dytë të strofës së fundit (Kumbona e Zanës...)?12. Në poezi gjendet fusha semantike që ka lidhje me erotikën (në kuptimin e saj të gjerë). Gjeni fjalët dhe grupet e fjalëve që lidhen me të në tekst. Përcaktoni se për cilën pjesë të erotikës flitet.13. Strofa e dytë ka dy rrafshe pikëvështrimi të djalit, njëri i sipërfaqes, që lidhet me rritjen e vajzës si vajzë shtëpie dhe pikëvështrimi tjetër, i fshehtë, që lidhet me ndjesinë e zhvillimit fizik. Dalloni vargjet që ilustrojnë këtë. Krahasimet e vargut të tretë e të katërt që lidhen me ndjesinë e fshehtë i përkasin ndjenjës a pasionit? Letërsi 275

