Page 278 - Demo
P. 278


                                    14. Poezia ka në thelb ndjesinë e pasionit të dy të rinjve me pikë reference kryesore vajzën. Gjeni fjalët, grupet, figurat që i referohen kësaj ndjesie te djali dhe te vajza. “Si 'i gjâ, që kishte fjetun.”: Çfarë roli ka ky varg në deshifrimin e gjithë ndjesisë?15. Strofa e shtatë ka një pyetje që nuk i jepet përgjigje. Mundohuni ta jepni ju përgjigjen, duke u mbështetur veçanërisht në vargun e parë dhe në vargun e fundit. Nga teksti te përdorimi 16. Në poezi është përdorur fjala “vajzusha”. Si mendoni, a ka ndonjë efekt stilistik pjesa që i është shtuar temës kryesore “vajzë”? Mbase mund ta lidhni edhe me ndonjë emër tjetër që e mban këtë formë (gjarpnush). Jepni imazhin që ju krijon kjo fjalë në kontekstin e gjithë poezisë.17. Strofa e tretë, e katërt dhe e pestë duket sikur nuk kanë lidhje me pjesën tjetër të poezisë. Pse i ka vënë autori në poezi? Cilat vargje bëjnë lidhjen me pjesët e tjera të poezisë?18. Folja “mahnitun” shpreh sipëroren e çudisë dhe admirimit njëkohësisht. Dalloni të gjitha fjalët në lidhje me këtë njësi. 19. Emri “zâ” del disa herë në tekst. Gjeni këto përdorime dhe fjalë të tjera që lidhen me të. Cilit proces i referohen ato, ndjesisë ngacmuese erotike si pasion, apo ndjenjës së konsoliduar? Referojuni edhe vargut të fundit të poezisë.20. Vini re metaforën e krijuar në strofën e gjashtë, vargu i dytë. A është ajo një metaforë abstrakte, apo e krijuar mbi bazën e një krahasimi të fshehur? Çfarë tregon kjo për fazën e krijimit poetik të Camajt?Nga teksti te reflektimi21. Dialogu mes dy të rinjve realizohet mbi një fshat, pra, diku në mal, ku dy barinjtë ruajnë bagëtitë. Si mendoni, dialogu dhe përjetimet e tyre janë pjesë vetëm e këtyre njerëzve, pra, që jetojnë në këto vende të shkëputura, apo kemi të bëjmë me përjetime normale të qenies që vë re pjekjen seksuale të dikujt dhe të vetes? Tregoni përvojat personale.22. Në poezi janë tri strofa që flasin për jetën në qytet. Si ju duket ai në krahasim me fshatin, veçanërisht në lidhje me mirësjelljen, mikpritjen, humanizmin njerëzor etj. Mund ta ilustroni mendimin tuaj me përvojat personale.23. Gjithë poezia është një lirikë e bukur erotike. Çfarë shijeje ju lë ajo? A është ky motiv tabu për bisedat mes jush?24. Në poezi, Zana flet më pak, por në fakt pjesët ku ajo referohet kanë të bëjnë me një përjetim, që ajo të paktën e dallon, sepse ajo “tret kuvend”; “E kryet kjo uli marrshëm”. (ka turp), skuqet “Vasha tu u kuqun”. A bie kjo ndjesi e vajzës në kontrast me përjetimin e Lulit, që paraqitet duke e zbuluar përjetimin erotik? Si mendoni, pse ndodh kjo? Argumentojeni përgjigjen tuaj duke pasur parasysh fazat e zhvillimit fiziologjik e mendor te të dyja gjinitë.25. Përjetime të tilla si këto në poezi janë shumë të zakonshme në moshën tuaj. Në jo pak raste ato paragjykohen dhe etiketohen, veçanërisht te vajzat. A mendoni se kjo është e drejtë? Diskutoni në klasë.276 Letërsi
                                
   272   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282