Page 279 - Demo
P. 279


                                    ILUSTRIM LETRARM. CamajHyne në banesën timefllad i lehtënëpër kurtinën e dritaresnëpër kurtinë të frymezemër randue dëshirash.Djellë, ti hyne si bleriminë sýgjak i ngrohtë ndër dej.Mos ik,syni me blerim nuk ngîhetas zemra me gjak e ngrohje.Mos ik, në terrin e vetëmku rrin e gurzueme jetaedhe ndër bimë.DjellaMë ka dalë gjumi në dy mbas mjesnate. Kam rá në mendime si ta quej këtë vepër, poemë apo romansë?Përkënaqesha në vete jo aq se qitsha në letër vargje mbas vargjesh, po sepse ato mbîshin nga ndiesi që ushqesha për Djellën. Tue mos u dhanë dalë këtyne ndiesive të turrshme, mâ vonë thashë se arti ish tue humbë edhe tek unë përparsinë kundrejt landës reale, stofit letrar, që unë trajtosha. Si shembull negativ, kisha parasysh disa letrarë të kohës për të cilët landa që trajtoshin e hymnizimi i saj (figura e udhëheqësit, bie fjala) bahej pjesë thelbësore e veprës letrare.Pyetsha veten, a jam artist apo dashnor i fshehtë i një fshatarje të pagdhendun. A ka drejtpeshim mes pjesëve përbamëse në këtë romansë?Vërtetësia! M'u kujtue se mbramjen që shkoi kishte kalue andej një shofer me një kamion të shkatrruem, torollak djali, mish me dy sy të vegjël e dhambë të bardhë. Ky i kishte luejtë synin vajzës fshatare e Djellës i ishte zdritë fytyra.Edhe për Currin, kur e përftyrosha si dashnor të Djellës, kisha ndjenja nënvleftësimi. Herojtë e romansës sime të parë! Thosha fare i shzemruem. Ishte xhelozi, kjo? Edhe sot besoj se jo, por qëndrim ndërdyzash i njeriut shoqnisht të pashtresë, i vetmuem në jetë e në ndiesitë e veta, por poet!Në vetminë e asaj nate kam marrë përdore një vajzë, të paemën që për lehtësim kuptimi mes nesh po e quajmë Djella. E kam marrë përdore dhe tue tërheqë lehtas nëpër dritare (as me qenë ajo hije) i kam bâ vend te kambët e shtratit.Qè, tash rrin në fund të shtratit dhe më vëren me atë shprehje të pakeq dhe me sy femne së pjekun. Takim bixarr, pa fjalë, pa shpresë të një buzqeshje ose puthje, gojëmbyllë. S'jam i zoti për tjetër, vetëm me njehë marrëfrymjen e saj: një, dy, tre, katër; në fyt i rrah delli: një, dy, tre, katër. Gabimisht e kisha vû mbi kambët e mia, andaj nuk mundsha me i lëvizë nën mbulojë. Habitesha si nuk luente vendi tue ditë ajo se janë kambët e mia. Nuk më randon. Ndër kambë më ka shkue krejt gjaku dhe ndiej si rrah ndër dej njikohësisht me damarin e qafës së saj, gjithnjë e mâ shpejt në një kohë me marrëfrymjen e saj.Jam përnjësue me Djellën dhe mendosha se tash edhe ajo më merr vesh:Letërsi 277
                                
   273   274   275   276   277   278   279   280   281   282   283