Page 28 - Demo
P. 28
një aktor gjenial që, në jetën e përditshme, i duhej të luftonte një druajtje e një mungesë vullneti të sëmurë. Ndjenja e theksuar që kishte për vlerën e tij, e bashkuar me faktin se ai s’dinte ç’të paraqiste, ç’rol të luante në jetë, e katandisën ashtu atë artist të përsosur dhe atë njeri të mjerë... Artistin, atë të vërtetin, jo një nga ata për të cilët arti është një mjeshtëri qytetari, por artistin e paracaktuar nga fati dhe të mallkuar, e njeh edhe në mes të një turme, mjaft që ta kesh syrin pak të mprehtë. Në fytyrën e tij lexohet ajo ndjenja që ka si njeri veç të tjerëve, si njeri që s’i përket pjesës tjetër të botës, si njeri i njohur nga të gjithë dhe i vëzhguar nga të gjithë, diçka edhe mbretërore, edhe e sikletshme njëherësh.“Tonio Kregëri”, T. Mann, përktheu D. Omari1Termi deiktik lidhet me një fjalë a grup fjalësh, kuptimi i të cilave varet nga ajo që është folur, për çfarë është folur. Deiktiku rimerr pra këto të dhëna. Në këtë funksion mund të jenë përemrat vetorë (unë, ti etj.), ndajfoljet kohe, vendi (atëherë, aty etj.).Uliksi i Xhejms Xhoisit, Loui JoverNjë teknikë shumë e rëndësishme e që u bë shpejt tipar evidentues i shkrimit modernist është ajo e përroit të ndërgjegjes. Nëpërmjet teknikës së përroit të ndërgjegjessynohet të jepet një ekuivalent tekstual për rrjedhjen e ndërgjegjes së një personazhi fiksional. Nëpërmjet kësaj teknike, të krijohet përshtypja se lexuesi po përgjon rrjedhjen e përvojës së vetëdijshme në mendjen e personazhit. Kjo teknikë vjen nëpërmjet formave të ndryshme stilistike. Rrëfimi ndërtohet nga lloje të ndryshme fjalish, duke përfshirë ligjëratën e zhdrejtë të lirë, që karakterizohet nga kapërcime asociative në sintaksë dhe në shenjat e pikësimit.Pjesë e teknikës së përroit të ndërgjegjes është edhe monologu i brendshëm, i cili paraqet rrjedhat e mendimit të personazheve nëpërmjet ligjërimit të brendshëm, të heshtur, si një rrjedhë mendimesh të verbalizuara. Monologu i brendshëmzbërthen mendimet e trazuara të personazheve që flasin në heshtje me veten. Nga pikëpamja gramatikore, ligjërimi paraqitet në vetën e parë dhe në kohën e tashme, si dhe i shoqëruar nga fjalë deiktike1. Gjithashtu, për të imituar rrjedhën e lirë e të pastrukturuar të mendimit, në ligjërim mund të përdoret edhe dialogu në veten e tretë.Një teknikë tjetër e rëndësishme e rrëfimit modernist është ajo e flashback-ut (kthimit pas, e njohur ndryshe edhe si retrospektivë). Nëpërmjet kësaj teknike, rrëfimtari e ndërpret rendin kronologjik të rrëfimit të ngjarjes kryesore, për ta kthyer lexuesin pas në kohë, në ngjarjet e kaluara në jetën e një personazhi. Në këtë mënyrë, flashback-u mbush disa hapësira boshe në ecurinë e veprimit narrativ. Kjo teknikë e ndihmon lexuesin që ta njohë ngjarjen nga brenda dhe të mësojë më shumë për një personazh apo për vetë ngjarjen.Në romanin “Zemra e errësirës” të Zhozef Konradit (Joseph Conrad), teknika e retrospektivës përbën pjesën më të madhe të gjuhës së tij rrëfimtare, duke krijuar një histori brenda historisë. Kështu, të ulur në bordin e një anijeje të vogël, të ankoruar në lumin Tamiz, ekuipazhi pret të kthehet batica që të nisë lundrimin. E ndërsa dielli zhytet në horizont, Marlout, njërit prej anëtarëve të ekuipazhit, kjo pamje i kujton kohën e kaluar si kapiten i një anijeje lumi në Kongo, dhe nis 26 Letërsi

