Page 280 - Demo
P. 280


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Siç shihet, zëri tregimtar po përshkruan procesin e tij krijues. Cili ka përparësi, sipas tij, arti i krijimit, teknika, apo materiali i përdorur, motivet, që në këtë rast bazohen në ndjesitë personale? Ilustroni me pjesë nga teksti.2. Në dyzimin e brendshëm të autorit se kush duhej të paraprinte, teknika apo materiali burimor e ndjesor që do të përdorte, ai kalon te një çështje tjetër mjaft e diskutuar në teorinë e letërsisë: Vërtetësia e një teksti, apo trillimi? Cili është imazhi i Djellës në kuadrin e vërtetësisë? Gjeni pjesë në tekst për këtë.3. Një vajzë gjendet në dhomën e autorit një natë. A është real apo i imagjinuar imazhi i saj? Pse preferon ta bëjë këtë gjë autori? Ilustroni përgjigjen tuaj me pjesë nga teksti.4. Përjetimi krijues i autorit është shumë i thellë (halucinativ, gati). A ka shenja në tekst që tregojnë këtë? Ilustroni me pjesë nga teksti.5. Autori mendon se në fund të këtij përjetimi imagjinar ka arritur të “përnjesohet” me Djellën. Për çfarë përnjehsimi e ka fjalën, ndijor, mendor, apo ndjesor? Ilustroni me të dhëna nga teksti.Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Që në fillim, pjesa hapet me mëdyshjen e autorit mbi llojin e tekstit, që kishte krijuar ose do të krijonte. Dalloni dy alternativat që paraqet autori. Cilit rrafsh i përkasin, atij të kuptimit, përmbajtjes apo atij të krijimit, teknikës?7. Në tekst, dilema e mësipërme, që u përket dy çështjeve të ndryshme (teknikës krijuese dhe materialit, motivit etj.) haset përsëri pak më poshtë. Gjejeni atë në tekstin në vijim: “Pyetsha veten, a jam artist apo dashnor i fshehtë i një fshatarje të pagdhendun.”. Vini re konotacionin, që reflektohet edhe nga ndërthurja e regjistrave dhe shpjegoni arsyen.8. “Në vetminë e asaj nate kam marrë përdore një vajzë, të paemën që për lehtësim kuptimi mes nesh po e quajmë Djella. E kam marrë përdore dhe tue tërheqë lehtas nëpër dritare (as me qenë ajo hije) i kam bâ vend te kambët e shtratit.” Në këtë tekst përsëritet e njëjta metaforë. A shërbejnë fjalët e kësaj metafore si elemente që shpjegojnë edhe dëshirën për ta pasur pranë një grua? 9. Poezia që ndjek prozën ka këtë metaforë hyrëse: “Hyne në banesën time/fllad i lehtë/nëpër kurtinën e dritares/nëpër kurtinë të fryme/zemër randue dëshirash.”. Gjeni momentin e njëjtë në pjesën në prozë dhe shpjegoni ndryshimin? Çfarë i lidh gjithsesi?10. Dalloni mospërshtatjen e kohëve të foljeve në këtë fjali: “Jam përnjësue me Djellën dhe mendosha se tash edhe ajo më merr vesh.”. Pse mendoni se është bërë ajo?11. Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës12. Në pjesën më poshtë dallohet mbiemri “e turrshme” (Tue mos u dhanë dalë këtyne ndiesive të turrshme,...). A formon epitet metaforik ai? Shpjegojeni me një perifrazë. Çfarë ndjesie ju krijon?13. Në tekst gjendet mbiemri i “shzemruem” (Thosha fare i shzemruem.). A është neologjizëm i autorit ky? Nëse po, dalloni fjalëformimin e tij. A luan me homoniminë e fjalës që krijon fjala “zemër” me “zemëro”? Shpjegoni imazhin.14. Thamë që teksti i referohet procesit krijues të autorit. Në pjesën në vijim, cila njësi e vërteton këtë fakt? Pse është i rëndësishëm ky lloj dialogimi për të? “Në vetminë e asaj nate kam marrë përdore një vajzë, të paemën që për lehtësim kuptimi mes nesh po e quajmë Djella.”.278 Letërsi
                                
   274   275   276   277   278   279   280   281   282   283   284