Page 281 - Demo
P. 281
15. Në tekst gjendet dy herë fjala “marrëfrymje” (S'jam i zoti për tjetër, vetëm me njehë marrëfrymjen e saj: një, dy, tre, katër; në fyt i rrah delli: një, dy, tre, katër. Njëra është në këtë ndërtim). Çfarë kuptimi ka ajo dhe cili është fjalëformimi i saj? Pse autori preferon këtë renditje temash dhe jo atë të zakonshmen (frymëmarrje). Mos luan edhe me të kundërtën e kuptimit të fjalës së zakonshme? Çfarë ndjesie mundohet të përshkruajë?16. Teksti ndërtohet përgjithësisht nga regjistri formal në kuadrin e përsiatjeve teorike mbi letërsinë dhe realizimit të imazhit të saj poetik (megjithëse ka dhe ndërhyrje të regjistrit të mesëm). Dalloni këto elemente në pjesën në vijim: “Përkënaqesha në vete jo aq se qitsha në letër vargje mbas vargjesh, po sepse ato mbîshin nga ndiesi që ushqesha për Djellën. Tue mos u dhanë dalë këtyne ndiesive të turrshme, mâ vonë thashë se arti ish tue humbë edhe tek unë përparsinë kundrejt landës reale, stofit letrar, që unë trajtosha. Si shembull negativ, kisha parasysh disa letrarë të kohës për të cilët landa që trajtoshin e hymnizimi i saj (figura e udhëheqësit, bie fjala) bahej pjesë thelbësore e veprës letrare.”Nga teksti te përdorimi 17. Ju keni studiuar rrymat e ndryshme letrare, nëpër të cilat ka kaluar letërsia shqipe. Në pjesën më poshtë, a vini re referencë reale të përdorur nga shkrimtari për ndonjë të tillë? Shpjegoni konotacionin e këtij përdorimi dhe arsyen: “Si shembull negativ, kisha parasysh disa letrarë të kohës për të cilët landa që trajtoshin e hymnizimi i saj (figura e udhëheqësit, bie fjala) bahej pjesë thelbësore e veprës letrare.”18. Më sipër, përmendëm regjistrin me të cilin ishte ndërtuar kryesisht pjesa. Cilit mendoni se i përket ky lloj regjistri? Pse e bën këtë lloj përzgjedhjeje autori? (Vini re përmbajtjen e pjesës.): “Vërtetësia! M'u kujtue se mbramjen që shkoi kishte kalue andej një shofer me një kamion të shkatrruem, torollak djali, mish me dy sy të vegjël e dhambë të bardhë. Ky i kishte luejtë synin vajzës fshatare e Djellës i ishte zdritë fytyra.”.19. Në tekst vihen re trajta fjalësh që nuk përshtaten me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore. Vini re fjalët me të zeza në këtë fjali: “Qè, tash rrin në fund të shtratit dhe më vëren me atë shprehje të pakeq dhe me sy femne së pjekun”. Pse e bën këtë autori, në mënyrë të qëllimshme apo pa dashje? (Kini parasysh së ky është tekst letrar e ai shkruan si të dojë, në varësi të qëllimit të tij.)20. Teksti ka elemente poetike. Në pjesën në vijim, cila përsëritje e krijon këtë efekt? “Në vetminë e asaj nate kam marrë përdore një vajzë, të paemën që për lehtësim kuptimi mes nesh po e quajmë Djella. E kam marrë përdore dhe tue tërheqë lehtas nëpër dritare (as me qenë ajo hije) i kam bâ vend te kambët e shtratit.”.Çfarë ndjesie jep ky veprim, të fortë, apo të butë?21. Te poezia që ndjek pjesën, gjendet ky varg: “zemër randue dëshirash.”. Siç shihet, fjalët janë shkruar ndaras. A mendoni se kjo ndarje është bërë me funksion të dyfishtë: edhe për të krijuar kompozitën si epitet metaforik “zemërandue”, edhe për të krijuar metaforën ndjekëse “randue dëshirash”? Çfarë imazhi ju krijon ky përdorim? Nga teksti te reflektimi22. Teksti përshkruan procesin krijues të një autori. Përgjatë këtij përshkrimi jepen edhe ndjesitë e tij në lidhje me trajtimin e motiveve. Nga ky përshkrim, autori nuk arrin të krijojë një vijë ndarëse të prerë mes prioritetit të procesit krijues si një art, teknikës së krijimit dhe rëndësisë së trajtimit të materialit të përzgjedhur për trajtim. A mendoni se ka të drejtë ai?Letërsi 279

