Page 282 - Demo
P. 282
23. Ju, kur shkruani ese ose tekste të ndryshme, nga niseni: nga lloji i tekstit të kërkuar, pra, nga formati i tij, apo nga materiali që do të paraqitni? A ka raste kur tematika kushtëzon formën, teknikën? Po e kundërta? Jepni shembuj.24. Procesi i krijimit letrar ka në bazë gjithsesi subjektivitetin dhe trillimin. Camaj në tekst i referohet edhe vërtetësisë në procesin krijues. Dalloni konotacionin e kësaj pjese që e analizuat te pyetjet më lart. Po ju si mendoni, metoda e Camajt i përshtatet këtij kriteri? Argumentoni përgjigjen, duke iu referuar edhe sqarimeve në lidhje me veprën e Camajt.25. Fjala “vetmi” del dy herë në tekst. Ndërkohë, teksti reflekton dialogun e brendshëm të autorit me veten dhe me lexuesin imagjinar. A mendoni se krijimi është një mënyrë për të mbushur boshllëkun që krijon vetmia tek autori? Diskutoni në lidhje me këtë, duke iu referuar tekstit.26. Ne kemi folur më lart për trajtimin e figurës së femrës në krijimtarinë e Camajt. Në këtë rast, imazhi i saj përmes meditimit krijues i shërben autorit për shmangur vetminë. Të gjithë përjetojmë vetmi, por mundohemi ta përmbushim me aktivitete krijuese (muzikë, sporte, lexim etj.). Diskutoni në lidhje me përvojat personale.Nga teksti te të shkruarit27. Pasi të keni analizuar vargjet që ndjekin tekstin në prozë e veçanërisht kuptimin e mbiemrit “e gurzueme” që krijon epitet metaforik, krijoni një ese të frymëzuar nga ky varg: “Mos ik, në terrin e vetëm/ ku rrin e gurzueme jeta/ edhe ndër bimë.”280 Letërsi

