Page 283 - Demo
P. 283
GjuhëTeksti i shkruar dhe i folur ka një mënyrë të caktuar drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi. Ai nuk është i njëjtë për të dyja këto raste dhe veçanërisht, për tekste që u përkasin stileve e ligjërimeve të ndryshme. Kështu, një tekst ku përdoret gjuha standarde (pra, tekstet e stilit shtetëror-administrativ, që i përkasin administratës shtetërore dhe sistemit legjislativ, si dhe tekstet mësimore të niveleve të ndryshme) duhet t’iu përmbahet normave të drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit që parashikohen nga standardi. Sipas këtij të fundit, fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen, veçse ky shqiptim i referohet një varianti të përzgjedhur si standard. Rregullat për të mësuar se si shkruhen këto lloj tekstesh u mësohen nxënësve në shkollë. P.sh., në një tekst shkollor jepen rregullat e drejtshkrimit: emrat me -ant, -at, -ent, -it, -ont, kur shënojnë frymorë, shkruhen nëshumës më -ë: aspirantë, elefantë, doktorantë, kursantë etj.; argatë, delegatë, diplomatë, labeatë; klientë, studentë, gjirokastritë, semitë, kontë etj.Këto rregulla respektohen nga shkruesit formalë: Në kopshtin zoologjik kishte shumëelefantë, të cilët do të ishin në qendër të hulumtimit të studentëve doktorantë përgjatënjë kursi tremujor. Si aspirantë të lirisë së kafshëve, studentët në fjalë do të trajtonin mënyrën se si ndikon një hapësirë e ngushtë në ndryshimin e sjelljeve të elefantëve.(N. Çaushi); por edhe nga shkrues të tjerë, të cilët zgjedhin t’i respektojnë në shkrimet e tyre: Një vështrim prapavajtës për politikën shtetërore në letërsi, në art e kulturë nëperiudhën ideokratike sot është mjaft i vështirë për t’u kuptuar, sepse kontrolli mbi krijimtarinë në shoqëritë e mbyllura arrin në kufij të tillë që vetëm në kontekstin e njëabsurdi të përgjithshëm mund të pandehet i besueshëm. (Sh. Sinani) Problematika drejtshkrimore në tekste Një tekst i shkruar apo i folur, që nuk u përket kategorive të mësipërme, por i përket p.sh. ligjërimit të shkujdesur, nuk përdor standardin gjatë shqiptimit apo gjatë shkrimit, pasi nuk e ka të detyrueshme atë, sepse është një ligjërim që e kryen komunikimin pa u kufizuar nga normat e standardit. P.sh.: shkova t’marr buk. Harrova se duhesh vu maska dhe hyna n’dyqan. As e kisha menien fare. Ajo, m’tha, shitsja pra, vene maskën.Në këtë kontekst, shpesh vihen re përdorimet dialektore, variante gjuhe që u përkasin shtresave shoqërore dhe grupmoshave të ndryshme, në të cilat dallohen edhe struktura sintaksore të caktuara, që janë pjesë vetëm e një grupi folësish edhe brenda të njëjtit lloj ligjërimor. Kështu, fjalia Ma hoqe pinin i përket ligjërimit të shkujdesur të adoleshentëve, kurse mosha më e rritur e ka analogen Ma hoqe trurin/trunin. Në këto lloje tekstesh, shpesh vihen re mungesa të ë-ve fundore të fjalëve, që janë normë e standardit. Në një pjesë rastesh kjo kompensohet me gjatësinë e zanores së theksuar. Kështu, përemri vetor unë në shqiptimin e ligjërimit të zakonshëm nuk del me ë në fund. U-ja në këtë rast del më e gjatë sesa kur përemri shqiptohet me ë në fund. Ligjërimi i shkujdesur shfaq probleme edhe në lidhje me koherencën dhe kohezionin. Në mjaft raste, vihen re elipsa sintaksore. Fjalitë janë më të shkurtra. Në këto komunikime intensifikohet edhe komunikimi me figura të retorikës, si edhe me anë të shenjave të Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i teksteveGjuhë 281

