Page 284 - Demo
P. 284


                                    tjera jogjuhësore. Rast shumë i pranishëm është komunikimi në WhatsApp, i cili ka si parim bazë komunikimin e atypëratyshëm. Alma dhe Blerta, 17 vjeçe:Alma: mjep pk nmr e SonitBlerta: 06982....Alma: flmBlerta: tlut asgj (emoji: dy buzë)Në një variant të përdorimit të shqipes së saktë do të ishte:– Zemër, më jep pak numrin e Sonit. – 06982....– Faleminderit!– Të lutem! Të puth.Ndërsa dy burra të moshës 48/50 vjeç:A: a pr shkdr locen je tu fol ar zylyfa (Je duke folur për Shkodrën dashurinë, nënën, loken etj., more ballukemënjanë?)B: po mer naqe me tthn zog i sajna (Po, mor djalë, me të thënë zog i saj.)Letërsia artistike dhe marrëdhëniet e saj me drejtshkrimin e drejtshqiptiminLigjërimi që shmang më shumë normën e standardit dhe në mënyrë të qëllimshme rregullat gramatikore, është letërsia artistike, e cila ka rregullat e veta të drejtshkrimit dhe drejtshqiptimit, që përcaktohen nga stili specifik i një autori të caktuar. Këto tekste nuk e kanë të detyrueshme normën që parashikon standardi, pasi janë krijime individuale të një autori të caktuar, i cili për qëllime estetike krijon struktura, fjalë etj., që mund të mos jenë pjesë e standardit. Këto tekste gjithashtu mund të jenë të shkruara në dialekt. Ky i fundit mund të përpunohet edhe nga idiolekti i autorit, duke dhënë një variant krejt të papërshkruar në gramatikat, që ju keni mësuar (Kini parasysh dadaistët, që krijuan simbole nga gjuha e fëmijëve.). Në këtë kontekst, drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi në raste të caktuara krijon një tekst me koherencë dhe kohezion shumë specifik edhe nga ligjërimi i zakonshëm. a) Po sjellim një shembull nga Luka Patela (Luca Patella) (artist, piktor i specializuar në decoupage - teknikë e pikturës moderne)DinamizmiFunksioni(pak trilluese)materialipersonazhi dhe vendi..i jetës libri(o stili mendoro nëse e keni parë`:) Luka Patela, dekupazh282 Gjuhë
                                
   278   279   280   281   282   283   284   285   286   287   288