Page 285 - Demo
P. 285


                                    Kjo është një poezi pa titull, që paraqitet si bashkësi fjalësh në liri të plotë: mungon një folje çfarëdo, siç mungojnë shenjat e pikësimit, me përjashtim të dy pikave që, në vetvete përbëjnë vargun e shtatë, dhe një kllapë në dy vargjet e fundit, në mënyrë të çuditshme. Duket e papranishme qoftë koherenca logjiko-kuptimore, qoftë kohezioni, mungojnë elementet lidhëse mes pjesëve: vërehet vetëm një lidhëz dhe në vargun e gjashtë, që duket sikur do të mbyllë një enumeracion, por që në fakt mbetet i hapur, sepse pasohet nga disa pika. Për ta kuptuar më mirë ndërtimin gramatikor dhe stilistik dhe normat e tij në një tekst letrar, po rikujtojmë shkurt konceptet e koherencës dhe kohezionit.Në këtë kontekst, marrëdhëniet kuptimore dhe lidhjet kohezive në tekstet letrare mund të realizohen në mënyra të ndryshme nga e zakonshmja, dhe kjo sidomos në tekstet poetike: në pjesën më të madhe të tyre, kuptimi i një teksti varet shumë nga konteksti, kurse qëndrueshmëria logjike e tij përputhet me synimet e dhënësit të këtij teksti. Kohezioni në tekste letrare zgjerohet deri në përfshirjen e nivelit ritmik dhe fonik; masës së vargjeve dhe rimave që i lidhin në një paralelizëm të fortë e përsëritje (deri në variacione minimale) të vargjeve të të njëjtit tip dhe me theksa të pozicioneve të njëjta; me rima (përsëritje të njëjta tingujsh në fund të çdo vargu duke u nisur nga tingulli i fundit dhe theksi); me asonanca dhe konsonanca; me aliteracione. Koherenca është një term i gjuhësisë së tekstit që përdoret për t’iu referuar marrëdhënieve kuptimore midis fjalëve, fjalive dhe paragrafëve të një teksti. Në saje të këtyre marrëdhënieve, teksti krijon qëndrueshmëri logjike dhe semantike për lexuesin apo dëgjuesin. Analiza e tekstit për gjetjen e koherencës përqendrohet kryesisht në mënyrën se si është ndërtuar, renditur, konfiguruar kuptimi në një tekst. Koherenca e tekstit mund të krijohet mbi bazën e një rendi logjik, kronologjik, shkak/pasojëetj. Kohezioni i referohet mënyrës se si organizohet materiali gjuhësor i niveleve të ndryshme, sipas tipareve të teksteve të ndryshme. Duke marrë parasysh lidhjen formale dhe kuptimore midis thënieve që përbëjnë një tekst, ne kemi hyrë në fushën e kohezionit dhe koherencës. b) Le ta vërejmë te një nga prozat e Kadaresë.Xhadeja zbriste e zbriste poshtë duke gjarpëruar e duke u mbledhur kular rreth maleve... Herë pas here, tek zbrisnin, gjenerali kthente kokën pas. Ato po largoheshin gjithmonë e më tepër. Konturet e tyre bëheshin më abstrakte, më pak kërcënuese. Gjenerali i vështronte me një mënyrë të tillë sikur t’u thoshte: “Tani mbaroi presioni juaj. Ju ika, ju ika.” Pastaj, në orët e dremitjes në makinë, befas e zinte një frikë e turbullt. I dukej sikur malet do të zgjatnin dorën e tyre të akullt për ta kthyer përsëri atje në grykat e tyre. (I. Kadare)Vërehet se kuptimi i pjesës vërtitet rreth referentit malet. Ngarkesa kuptimore që merr shenja malet, varet shumë nga rendi logjik i fjalëve. Në rimarrjen në të folur të këtij fragmenti, padyshim, që folësi ruan referentin dhe përemrat-deiktikë. Është e dukshme referenca e shenjuesit malet, nëpërmjet përsëritjes. Që të mos përsëritet gjithmonë referenti malet, ai zëvendësohet me fjalë të tjera. Këto fjalë që përsëriten (me bold) i përkasin kategorisë gramatikore të përemrit. Ky zëvendësim shmang monotoninë, që mund të shkaktohet nga përsëritja. Gjithashtu, vëmë se mënyra e lidhjeve realizohet qoftë nëpërmjet mjeteve të gramatikës (pjesët e nënrenditura të fjalive dhe plotësit Gjuhë 283
                                
   279   280   281   282   283   284   285   286   287   288   289