Page 286 - Demo
P. 286
kuptimorë), leksikut (shmangiet kuptimore që fitojnë fjalët gjatë përdorimit), semantikës (shenjave dhe fushave të tyre).c) Është fakt që shumë poezi moderne janë të ndërtuara pa rima, por le të lexojmë këtë kompozim të Ali Podrimjes, njohës i mirë i traditës sonë poetike dhe njëkohësisht, novator në gjuhën e poezisë shqipe. gurron guri në gurë gurëshguro guroje gurin në gurinëç’gur pranë gurit gur gurivrimë e parë e fyellit tim.Unë jam atje ku është kënga ime (A. Podrimja)Vijimësia kuptimore në këtë poezi, zhvillon mes rimave dhe tingujve një metonimi të ndërthurur me aliteracionin. Prania e varianteve semantike të së njëjtës bashkësi fonetike bën që mosekzistenca e një rime të pastër, klasike të mos ndihet si pengesë, por si çlirim. Të fshehura dhe si të manipuluara, rimat e brendshme priren të përsëriten dhe, në fakt, përsëriten edhe këtu, të paktën si rima të brendshme ose të fshehura: vendosja e fjalës guri në disa formate gramatikore: guri-gurin-gurit-guri, e ngarkuar me peshën e metonimisë (afrisë semantike figurative) përgjatë secilit varg, e shmang monotoninë tingëllore pikërisht përmes ritmit që përcjell rima mbështetur në bashkëtingëllore. Përsëritja e sekuencave tekstore në brendësi të të cilave lëviz i njëjti kuptim, ndonëse veshja tingëllore ndryshon, fonetikisht ndërfut rimën: gurron-guro (theksi në të njëjtin pozicion). Në vargun e katërt, interesant është rimimi nëpërmjet theksit që, brenda së njëjtës fjalë, lëviz dhe mbyllet gúrit-gúr-gúrit. Kjo lëvizje theksash është pjesë e lëvizjeve kuptimore, por nga ana tjetër, duke qenë se vargu mbështetet në një numër të kufizuar bashkëtingëlloresh, e realizon ritmin nëpërmjet kombinimeve të tyre me theksin. Sigurisht, meqë janë kaq të brendshme, këto rima rrezikojnë të mos perceptohen, por ama është ritmi që e bën lexuesin partner të këtij lloj teksti poetik. Kjo është një nga mënyrat me të cilat poezia shqipe e ka zhvilluar pjekurinë e saj, siç pohojnë studiuesit: forma është hapur në të gjitha mundësitë për të pranuar çdo trajtim tematik e formal.Këta paralelizma fonikë të pashmangshëm, natyrshëm kanë lindur brenda vetë poezisë dhe e bëjnë atë kaq të lidhur dhe të pranueshme, ndonëse e dimë mirë se në shumë raste, në poezinë moderne, përsëritjet e rimave dhe vargjeve të së njëjtës masë nuk ekzistojnë ose duken sikur nuk ekzistojnë. Veç kësaj, duhet kujtuar se në poezi mund të vihen në diskutim mjete normale të kohezionit dhe koherencës që lidhin me njëratjetrën fjalët e një teksti. Megjithatë, në disa tipa diskursesh, të folur apo të shkruar, sidomos për të nënvizuar dhe theksuar enumeracionet dhe argumentimet, mund të përdoren figura retorike të përsëritjes së fjalëve të njëjta si anaforat, që konsistojnë në përsëritjen e së njëjtës fjalë, në të njëjtin pozicion, në thënie të njëpasnjëshme. Shembull më i zakonshëm i anaforës në tekst letrar është ai te poezia “Anës detit” e Fan Nolit, ku shohim që gjithë strofa e parë (dhe jo vetëm) hapet me të njëjtën fjalë (anës). Por anaforat janë shumë të përdorura edhe në hapjet e fjalimeve publike, të cilat fitojnë kështu një aspekt goditës dhe ngulmues (falë përsëritjes së të njëjtës skemë sintaksore, rezulton i thjeshtësuar qëllimi i fjalimit). 284 Gjuhë

