Page 287 - Demo
P. 287


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. A varet drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i teksteve nga stilet dhe ligjërimi? Pse?2. Tregoni se në cilat raste një tekst nuk shkruhet ashtu siç shqiptohet. 3. A është gjuha standarde një normë e detyruar për t’u respektuar nga gjithkush? Nëse jo, në cilat raste ajo nuk respektohet?4. Si ndikon koherenca dhe kohezioni në drejtshkrim e drejtshqiptim?5. Ilustroni me shembujt e tekstit raportet e drejtshkrimit e drejtshqiptimit me koherencën dhe kohezionin. 6. Shfrytëzoni internetin për të dëgjuar diskurse të llojit politik apo social. Hulumtoni drejtshqiptimin në to. Mbani shënim gabimet dhe analizoni, sipas mendimit tuaj, arsyet e këtyre shkarjeve. Ushtrohuni përmes tekstit 7. Lexoni tekstin e mëposhtëm.Siç u ba e ditun qysh në fillim të këtij mueji, Robert Elsie e kishte nji amanet (testament). Testamenti ishte që me u varrosë në truellin e mitologjisë shqiptare: në Theth. Në medie të ndryshme u dha lajmi se nga qeveria shqiptare kishin nisë negociatat për pritjen e trupit të albanologut, si edhe nderimet përkatëse. Njëkohësisht shtypi i huej (New York Times, The Washington Post etj.) përcolli lajmin se shqiptarët do ta çonin në vend dëshirën e mbrame të Elsie-t. Dëshira e tij, përpos veprave, dëshmon për përkushtimin e devotshëm të këtij studiuesi për kulturën shqiptare deri në momentin e fundit të jetës së tij................ Arkëmorti i Elsie-t bartet nga thethianët e të pranishmit dhe avitet pranë lterit modest të Kishës. Janë ata banorë të cilët thonë në kor lutjen që zoti “me i dhanë atij pushimin e pasosun” dhe që “shpirtin e tij me shndritë drita e pambarume”. ...Me kostum tradicional, qeleshe, u vorrue në trojet e zanave dhe të miteve shqiptare: aty ku bahej gjama e burrave e aty ku pat këndue n`lëhutë të butë Gjergj Pllumi....pranë atyne njerzve që i desh deri në fund. (Lizandri Kola)a) Evidentoni gjuhën e fragmentit. Cilit lloj ligjërimi i përket ajo? Pse?b) Duke përdorur Fjalorin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, dalloni raportin e këtij teksti me standardin. Si qëndrojnë dy variantet përballë njëri-tjetrit? Për të argumentuar punën tuaj mbështetuni te:rregullat e sintaksës;rregullat e leksikut;rregullat e formave foljore.c) Ky largim nga standardi a e ka dëmtuar kuptimin dhe informacionin që sjell teksti? Pse?d) Kemi pohuar se për të nënvizuar dhe theksuar enumeracionet dhe argumentimet, mund të përdoren figura retorike. Identifikojini ato në tekst dhe argumentoni ndjesitë që ju përcjellin. A luajnë rol ndërtues këto figura? Si është zhvilluar kuptimi i tyre në këtë përdorim? e) Me ndryshimin e kuptimit (pasurimin e tij), fjalët në disa raste ndryshojnë klasë dhe formë. Gjeni syresh dhe thoni rregullat e tyre drejtshkrimore. 1Gjuhë 285
                                
   281   282   283   284   285   286   287   288   289   290   291