Page 288 - Demo
P. 288


                                    f) Kthejeni këtë tekst në gjuhën standarde. Mendoni se tingëllimi emotiv dhe kuptimor janë të barasvlershëm me variantin origjinal? Pse? Argumentoni mendimin tuaj, duke përdorur përfundimet që arritët gjatë analizës së mësipërme. 8. Lexoni tekstin.Kur më erdhi ky e-mail, isha fare e papërgatitur për t’u përballur me ankthet dhe makthet e një adoleshenti. Për më tepër me sfidën e madhe që të isha unë personi i duhur nga i cili ai priste ndihmë... U kisha kërkuar një ese dhe më vjen një alarm.“Më ndihmo! Keq fare jam ngatërruar keq. Kam ngec... mbase në kohën, por jo them në kokën time. Jam i pushtuar nga dyshime, dhe... për s`kam një zgjidhje të gjej... po ça po ndodh... kam frikë se, sikur të mundja të bëja, po nuk po bëj gjëra që nuk i ndiej. Nuk më kuptojnë, se edhe faji im mund të jetë... Prit. Prapë u ngatërrova. Një sekondë. Të mbledh veten. Të shkruaj qartë. Unë nuk arrij ta kuptoj atë që vetë provoj. Asgjë nga vetvetja nuk më kënaq e nuk më pëlqen. Unë nuk jam unë. Kuptoj që fjalët e mia nuk bëjnë veçse tradhtojnë turbullirën brenda meje. Turbullirën për një trup që ndryshon, pa arritur ta kontrolloj. Unë jam siç nuk jam, kam frikë. Humori më është shkatërruar. Kam frikë se më gjykojnë. Kam frikë se nuk më pranojnë. Jam mes dilemash të tmerrshme: sa ç’më tërheq aq edhe më shtyn tutje dëshira për t’u përballuar me seksualitetin tim.Kështu, në një mënyrë a në një tjetër, besoj se veprimet e mia janë në urdhrat e frikës sime, pasigurisë. E unë nuk kam fuqi të jem plotësisht vetvetja. Nuk kam kurajën të rrezikoj. Nuk po arrij ta jetoj moshën time me plotësinë e saj. Unë ndihem i burgosuri i një kohe të cilën nuk di si ta jetoj.”Ç’ishte më e vështirë: nevoja për ta justifikuar, apo tentativa për t’i ringjallur sfidat? Atëherë, iu ktheva fëmijërisë së brezit të tij. Mes shumë filmave që kanë përshkruar aq thjeshtë dhe qartë kaosin e mendimeve dhe ditëve të një adoleshenti, është njëri që mua më ka pëlqyer gjithmonë shumë: Kung Fu Panda. Në ju vjen në mendje, është një Panda tërë tul, të cilit fati i kishte paracaktuar të bëhej Luftëtari Dragua, me pak fjalë, Mjeshtri i Madh i Kung Fusë. Një fat madhështor, por te i cili nuk besonte thuajse asnjë: as mjeshtri i tij, as shokët e luftës e as Panda vetë, sigurisht. I vetmi që arriti t’ia ngjallë shpresën dhe ta bindë se ai mund t’ia dalë mbanë, është babai i Pandës kur i tregon se ajo që e kishte quajtur gjithmonë “përzierës sekret” në supën e tij të mrekullueshme, në fakt, nuk ekzistonte fare. “Nuk ka asnjë përzierës sekret. Askujt nuk i duhet një përzierës sekret. Për ta bërë diçka speciale, duhet vetëm të besosh që ajo është vërtetë speciale.” ...sepse adoleshenca, mbase është një moshë, e bërë pikërisht për këtë gjë: për të kuptuar se si të çlirohesh nga frikërat dhe pasiguritë, për të mësuar si të rrezikosh për atë që vërtet ia vlen. Mes vështirësive, mes pengesave, trishtimit, frikës, pasigurisë, gjithë ngatërresave që kërkojnë të të zhysin, gjithmonë do të ekzistojë e bukuria e jetës që shkëlqen gjithkund. Emocionet më të thella nuk rrëfehen, jetohen. Por adoleshentët janë artistët e moshës së tyre, u rri shpirti një hap para trupit. (N. Poroçani)a) Diskursi i mësipërm ka në qendër një komunikim të shkruar i cili, nisur nga kriteri drejtshkrimor, paraqet disa probleme: pjesa e parë e e-mail-it të adoleshentit, e shkruar nën trysninë e emocioneve, i shpërfill rregullat e drejtshkrimit. Pasi ta lexoni me vëmendje tekstin, ndaluni në pjesën e parë të e-mail-it. Evidentoni në fletore problemet drejtshkrimore që shfaq ajo. Rishkruajeni këtë pjesë, duke i sistemuar ato sipas rregullave të drejtshkrimit. 2286 Gjuhë
                                
   282   283   284   285   286   287   288   289   290   291   292