Page 289 - Demo
P. 289


                                    b) Lexoni me zë pjesën e parë të letrës. I ardhur në formën e ligjërimit të folur, një diskurs duhet të ruajë gjuhën standarde, por edhe të shfrytëzojë mjete shprehëse për përputhshmërinë me synimin. Rreziku i diskurseve të folura është gjithmonë mungesa e koherencës nëdrejtshqiptim. A kanë përshtatje morfologjike fjalët në tekstin e mësipërm? Analizoni këtë lidhje të formës gramatikore. Si do të jetë intonacioni i saj? Po drejtshqiptimi? A lidhet drejtshqiptimi me gjendjen psikologjike të folësit? c) Në përputhje me synimin e diskursit, dhënësi i mesazhit përdor përsëritjet. Drejtshqiptimi i tyre lidhet ngushtësisht me tempin dhe emocionin e folësit. Si përsëriten togjet e fjalëve në këtë diskurs, me të njëjtin kuptim, apo duke ua rritur kuptimësinë? Kur kthehet në diskurs të folur, si reflektohen shenjat grafike?d) Në pjesën e dytë të e-mail-it, dhënësi ndërgjegjësohet dhe kalon në një tjetër stil të shkruari. Cila është thënia që e realizon këtë kalim? A funksionon ajo si mjet lidhës mes dy pjesëve? Lidh vetëm mënyrën e të shkruarit, apo edhe mendimin? Argumentoni fjalën tuaj, duke përdorur të dhëna e detaje nga teksti. e) Përgjigjja që i kthen mësuesi nxënësit është e ndërtuar mbi bazën e alegorisë. Për të realizuar këtë, mësuesi përdor emrat e personazheve të filmave vizatimorë. Si janë shkruar ato? A janë krejtësisht në përputhje me mënyrën se si shkruhen emrat e huaj në tekste shqipe? Argumentoni përgjigjen tuaj me shembuj të marrë nga Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe.f) Përmblidhni paragrafin e fundit në një fjali të vetme. A ju ndihmon vijimësia kuptimore për ta realizuar këtë përmbledhje? Pse? Rendi i fjalive është: logjik; kronologjik; shkak-pasojë; ∆ tjetër.9. Lexoni tekstin.Çështja e të studiuarit jashtë vendit ose më saktë në vendet perëndimore është tepër e me interes dhe jo vetëm për studentët shqiptarë. Sot, nëpër universitetet e njohura të SHBA-ve dhe vendeve të Evropës Perëndimore janë të shumtë studentët shqiptarë, madje janë edhe studentë që po shkëlqejnë me rezultatet e tyre të shkëlqyeshme. Nuk është i vogël, as numri i atyre që tashmë i kanë mbaruar studimet e tyre, qoftë themelore, master apo edhe doktoraturë. … Si është të jesh student sot në një universitet prestigjioz të perëndimit? Fillimisht, duhet pranuar se është një ndjenjë e bukur dhe shpresëdhënëse, së pari për veten e pastaj për familjen, miqtë dhe gjithashtu edhe për kombin, sepse një ditë do të kesh mundësinë t’i shërbesh vendit dhe popullit tënd, me një përvojë dhe dije më të mirë. …Të jesh student tani duhet që të mendosh mirë për të ardhmen tënde. Mirëpo gjithsesi është mirë dhe ndjenjë e bukur, të studiosh dhe të përgatitesh për sfidat e jetës në vendet që kanë traditë në fushën e jetës profesionale. Së pari, nuk duhet t’i frikësohemi jetës, sepse me ketë diplomë që merr në këto vende, ke siguruar një pagë dhe një punë në vendet ku jeta çmohet dhe respektohet, pra në vendet perëndimore. Këtu duhet shtuar se shqiptarët sot kanë arritur të punojnë dhe po punojnë në institucione prestigjioze ndërkombëtare, kështu edhe imazhi ynë po bëhet më i mirë.Ana tjetër e kësaj medaljeje është se duke u rritur numri i atyre që përgatiten jashtë vendit dhe, fatmirësisht ky numër po rritet vit pas viti, bën që edhe logjika e paarsyeshme të ndryshojë. Shkurt e shqip, kjo kategori e qytetarëve është e nesërmja e mbarë, ngase këtanjerëz do të ndikojnë që, çdo gjë ta ketë arsyen dhe atdheu të jetë siç e ka hije një vendi demokratik, ku dija e ka vendin në ballë të vendit. Dija do të jetë në ballë të kombit, ketë dua ta besoj.Jeton Kelmendi3Gjuhë 287
                                
   283   284   285   286   287   288   289   290   291   292   293