Page 29 - Demo
P. 29


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cili është funksioni i rrëfimit të ndërprerë në prozën moderniste? 2. Cilat veçori të rrëfimit modernist ndeshen te romani “Këlthitja dhe mllefi” i Folknerit? Renditni disa prej tyre.3. Çfarë dini për teknikën e përroit të ndërgjegjes? Si mendoni, pse konsiderohet si teknikë shkrimi identifikuese e prozës moderniste? 4. Çfarë specifikash gjuhësore e karakterizojnë diskursin e përroit të ndërgjegjes? 5. Ç’funksion luan monologu i brendshëm? Shpjegoni pse është pjesë e teknikës së përroit të ndërgjegjes.Ushtroni mendimin kritik6. Si mendoni, teknika e flashback-ut ndihmon fabulën apo subjektin e veprës narrative?7. Cilat funksione përmbush prania e shumë zërave narrativë në tekstet moderniste? 8. Lexoni sërish fragmentin e “Tonio Krëgërit” dhe diskutoni në lidhje me procesin gjatë të cilit kalon heroi/antiheroi modernist. A lidhet me këtë fragment? “Filloni ta ndieni veten të veçuar, në kundërshtim me të tjerët dhe i pakuptuar nga ata, nga njerëzit e zakonshëm e për së mbari; humnera e ironisë, e dyshimit, e kontradiktave, e njohjes, e ndjenjave që ju ndan nga njerëzit, thellohet shumë e më shumë, ndiheni i vetmuar, dhe tani s’ka më mundësi marrëveshjeje. Çfarë fati! Sidomos po të supozosh që zemra ju ka mbetur aq e gjallë, dhe aq… dashuruese sa t’ia ndiejë tmerrin”.9. Në fragmentin e romanit “Duke dhënë shpirt”, shikoni llojin e kallëzuesit të përdorur më së shumti. Shpjegoni kontrastin mes “s’mund të mendoja” dhe “dija” dhe lidhjen e tyre me teknikat e letërsisë moderniste.Kthim pas në kohëtë rrëfejë historinë e tij. Ky kthim pas është një shmangie ndaj linjës që kishte marrë rrëfimi dhe na ndihmon për të njohur më mirë karakteristikat e këtij personazhi. Teknika e përdorimit të shumë zërave narrativë (polifonia e zërave) shërben për ta paraqitur ngjarjen nga këndvështrime të ndryshme, por edhe për ta pasuruar tekstin me stile e regjistra të ndryshëm me anë të të cilëve paraqiten këta zëra (p.sh., te romanet e Folknerit, te poema “Tokë e shkretë” e Eliotit).Letërsi 27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33