Page 290 - Demo
P. 290
a) Ky tekst i përket ligjërimit libror. Kushtet e komunikimit të ligjërimit libror, ndër të tjera janë edhe marrëdhëniet shoqërore që përcaktojnë situatën. Duke u nisur nga ky pohim, cila është audienca e këtij teksti? Në cilën shtresë shoqërore bëjnë pjesë marrësit e tij? A përcakton kjo gjë drejtshkrimin e këtij diskursi? b) Në ngulitjen e gjuhës së shkruar në stilin libror, luajnë rol të rëndësishëm dukuritë e koherencës dhe kohezionit. Përcaktoni mjete lidhëse në këtë tekst. A janë përdorur drejt ato?c) Shpjegoni se si arrijnë këto mjete lidhëse të sigurojnë saktësi në vijueshmërinë e mendimit. Ndaluni te grupi “shkurt e shqip”. Në cilat funksione del ai në këtë lloj ligjërimi? A mund ta zëvendësojmë atë me një fjalë të vetme, pa e prishur koherencën e ligjërimit? d) Shumë rëndësi në ligjërimin libror merr tematika e diskursit. Të gjitha grupet leksikore që dalin në këtë fushë, madje edhe terminologjia speciale, janë në përputhje me tematikën. Përcaktoni tematikën e këtij diskursi. A gjejmë në të fjalor specifik? Nëse po, a e përcakton ai llojin e marrësit të këtij diskursi?e) Shpesh, lidhjet kuptimore brenda tekstit realizohen edhe nëpërmjet hiperonimisë, e cila është përdorimi i një fjale që ka një kuptim më të gjerë se fjala e përdorur, p.sh. përdorimi i fjalës lule në vend të përdorimit të fjalëve specifike trëndafila, luledele, jargavanë, orkide, tulipanë. Duke analizuar lidhjet kuptimore dhe fushat semantike të fjalëve, ndërtoni një bashkësi si në matematikë. Cilat janë elementet e saj? Po emri i bashkësisë? Duke u nisur nga kjo lidhje, argumentoni se si e realizon hiperonimia vijimësinë kuptimore të tekstit. f) Inskenoni një mjedis publik. Ndërtoni fjalime publike me qëllime të përafërta me ato të tekstit më lart. Ligjërojini ato para shokëve. g) Mbani shënime për rastet kur ka mungesë koherence në përmbajtjet e tyre. Analizoni shkaqet. Sfida e të shkruarit10. Kohezioni dhe koherenca si dy dukuri që plotësojnë njëra-tjetrën dhe nuk funksionojnë pa njëra-tjetrën, janë kusht i rëndësishëm në drejtshkrim dhe drejtshqiptim. Trajtojeni këtë tezë në një ese argumentuese, duke sjellë edhe antitezën e saj. Përdorni argumente nga tekste të ndryshme. 288 Gjuhë

