Page 291 - Demo
P. 291
Poezia, motivet dhe elemente të stilitIsmail Kadare e nisi krijimtarinë tij si shkrimtar duke lëvruar fillimisht poezi. Kështu, “Frymëzimet djaloshare” (1954) dhe “Ëndërrimet” (1957) janë dy vëllime me poezi që e prezantuan atë me lexuesin. Që në këto vëllime u vu re një frymë e re në poezi (Kemi parasysh se kjo periudhë i përket kohës së instalimit të estetikës së realizmit socialist në Shqipëri.). Në të nuk viheshin re tonet e larta demagogjike të kohës. Këtë prirje ai e thekson edhe më shumë në vëllimin tjetër, “Shekulli im” (1961), në të cilin realizmi lirik u modifikua edhe më tepër si në tematikë, ashtu dhe në teknikë. Lirizmi tashmë shfaqet në aspektin intim, nëpërmjet motivit të dashurisë, i cili herë del si dhimbje, herë në kontekstin e ndarjes. Në raste të tjera, ai del kundër lidhjeve që ndërtohen mbi interesa.Nëse te “Frymëzime djaloshare” dhe “Ëndërrimet” ai nis rrugëtimin si poet, te “Shekulli im” afirmohet si i tillë. Në këtë vëllim dallohen ritmet dinamike të kohës, madje edhe në lirikat intime (Shekulli im/Shekulli i shpejtësive,/ Me fuqi të tmerrshme ti gjërat i vjetron). Për të pasqyruar këtë dinamikë jo vetëm si kohë, por edhe si zhvillime teknike, politike, sociale etj., ai aktivizon një leksik karakteristik që lidhet me fushën leksikore teknikoshkencore (antenë, aeroport, autobus, telefon, atom, raketë, televizor, radar etj.); fushën leksikore të sferës politike (ministër, kryeministër, burokraci, borgjezi, parti, bllokadë etj.); fushën leksikore të sferës urbane e të ndërtimit (kantier, fabrikë, semafor, neon, kafe-baretj.).Ky leksik u përdor edhe si pjesë e ndërtimit të figurave të reja që dilnin jashtë kornizave të realizmit socialist. E tillë është metafora mjaft e diskutuar e poezisë “Laç”, në të cilën krahasimi është ndërtuar pikërisht me një leksik të tillë (Shoh se si një mbrëmje vere/ Do të zbresë nga mali një malësor/ Si kompas mbi këmbët e gjata.). Lëvizje të tilla në stil dhe në tematikë (veçanërisht lirikat intime, në kuadrin e bisedave, apo ambientet urbane larg toneve të ngritura të socrealizmit) u kritikuan si akrobaci që dilnin jashtë kuadrit të estetikës së imponuar socrealiste. Në këtë vëllim, ai jep edhe konceptet e tij mbi procesin krijues. Tipike në këtë kontekst është poezia “Sfidë”, në të cilën ai jep një varg të ri, në të cilin shprehet se nuk do të jetë Ismail Kadare LetërsiFondi i kulturës sonë letrare njeh fatmirësisht shumë shkrimtarë që sollën origjinalitetin e tyre si në tematikë, ashtu edhe në stil, duke lënë shenjë të pashlyeshme në të. Në këtë galeri të mrekullueshme, Ismail Kadare dhe vepra e tij zë vend në pjesën qendrore të këtij thesari. Për fat të mirë, letërsia e tij nuk u shkëput nga receptuesi (lexuesi). Me këtë kemi parasysh si lexuesin brenda kufijve, edhe atë jashtë kufijve jo vetëm etnikë. Vepra e Kadaresë njeh një numër të madh përkthimesh në shumë gjuhë të botës, si dhe çmime të shumta. Kadareja ka një vepër të larmishme që përfshin krijime në poezi, prozë dhe dramë. Prodhimtarinë më të madhe e ka në prozë dhe poezi. Krijimtaria në dramë është e kufizuar dhe lidhet me veprën “Stinë e mërzitshme në Olimp”.Letërsi 289

