Page 292 - Demo
P. 292


                                    rob i skemave fikse ritmike, metrike të paracaktuara. Madje, në një tjetër poezi të vëllimit “Shekulli im” ai e parodizon këtë lloj prirje skematizmi: Në vjersha fjalët e rimuara/ Janë si çifte të martuara/Në gjendjen civile të poetëve/U mërzitet jeta të shkretëve. (“Fjalët e rimuara”).Konsolidimin si poet e vazhdon më tej në vëllimet poetike “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976). Në këto vëllime, tematika vjen duke u zgjeruar dhe duke u plotësuar. Veç motiveve të lirikës intime, asaj i shtohen edhe lirikat shoqërore, historike, politike etj. (Shfletoj historinë. Të mbushura janë fletët e përzhitura/Me shami të zeza nënash, çibukë të zezë prej shqope. “Motive me diell”)- Antikonformizmi (kundërshtimi i shablloneve të realizmit socialist) sa vjen e theksohet në rimë, në ritme, në varg e në strofa. Ai zbaton me shkathtësi strofën e lirë (e cila nuk ka një numër fiks vargjesh), duke refuzuar strofat klasike (Dhe heshtin vargmalet si vargan kuajsh/O, ç’vargan kuajsh/Këto vargmale!/Prisnin me orë,/Me ditë/Me muaj,/Dikë që t’i printe në luftën e madhe. “Përse mendohen këto male”).Kadareja përpunoi edhe krahasimin, duke krijuar imazhe të reja, të freskëta, befasuese. Për shembull: natyra pas shiut duket e bukur si vajza pas puthjes së parë; vinçat si dinozaurët lëvizin qafat e gjata; vjeshta tund krifën si luaneshë etj.Ashtu si një pjesë e bashkëkohësve të tij shkrimtarë, ai përpunon edhe antitezën në imazh. Ajo realizohet me klasa të ndryshme fjalësh. Shpesh, antiteza realizohet duke pasur në bazë edhe figura të tjera si metafora në këtë varg: Gadishulli i madh u gdhi në Evropë e u ngrys në Azi (“Koha”). Në raste të tjera, një personifikim: E vogla vigane/ e moçmja e re; (në të cilën Shqipëria del në dy përmasa kontrasti: madhësinë dhe vjetërsinë).Personifikimi është një figurë tjetër mjaft e përdorur nga Kadareja. Kjo gërshetohet gjithashtu me figura të tilla, si: metafora, metonimia, krahasimi etj. (U nisa me të fejuarën e re, rrugës së gjatë, që s’njeh kufi/ Unë i kam hedhur dorën mbi supe/Ajo mua, dorën për mesi/ Ecnim udhëve të jetës të dy/Unë dhe e bukura poezi. “Motive me diell”).Në poezi, Kadareja përdori edhe simbolin. Kështu, te vëllimi “Motive me diell” gjendet edhe simboli i gurit, që haset edhe te shkrimtarë të tjerë: Gjith’ jetën koka mbi një gur/Gjith’ vdekjen koka nën një gur.Pavarësisht se Kadareja shpërtheu më pas në prozë, ai la lirika të paharrueshme që mbeten lajtmotiv i çdo kohe, të tilla si poezia “Mall”: Ca pika shiu ranë mbi qelq./Për ty unë befas ndjeva mall./Jetojmë të dy në një qytet,/Dhe rrallë shihemi sa rrallë.ProzaProza e Kadaresë nis me romanin “Qyteti pa reklama” që nuk u lejua të botohej në kohën kur u shkrua, po vetëm më 2001. Në të pasqyrohet aventura e dy rinjve (studentë) që janë dërguar në një provincë larg. Ata mundohen të falsifikojnë dorëshkrimin e një  Shtëpia-muze e Ismail Kadaresë në Gjirokastër290 Letërsi
                                
   286   287   288   289   290   291   292   293   294   295   296