Page 293 - Demo
P. 293
vepre të humbur të letërsisë shqipe, duke ndryshuar tërësisht historinë e saj. Motivi kryesor i këtij romani (falsifikimi i historisë kombëtare) nuk ishte pjesë e tematikave të sugjeruara të realizmit socialist, ndaj dhe nuk u lejua të botohej.Më pas del “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që pati një jehonë të menjëhershme dhe e bëri të famshëm. Bashkë me të, botohet “Kronikë në gur”. Në vitin 1972, boton romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, i cili shkaktoi shumë debate, pasi u kuptua alegoria me zhvillimet politike të kohës dhe tiparet e personazheve. Kjo vepër u ndalua dhe autori u detyrua ta përpunonte, duke e nxjerrë me titullin “Dimri i madh”. Pas këtij libri, vijnë një sërë veprash të tjera, si: “Kështjella”, “Ura me tri harqe”, “Gjakftohtësia”, “Koncert në fund të dimrit”, “Pallati i Ëndrrave” (i botuar fillimisht me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”), “Përbindëshi”, “Piramida”, “Spiritus”, “Darka e gabuar”, “Hija”, “Kukulla”, “E penguara” etj. Duhet thënë se edhe në prozë, Kadareja nuk iu bind estetikës së realizmit socialist. Gjithsesi, atij i duhej të mbijetonte edhe fizikisht, edhe profesionalisht. Në këtë mënyrë, ai gjeti mundësitë stilistike që të krijonte art me vlera estetike të mrekullueshme edhe në kohë të diktaturës. Në këtë kontekst, gjithë vepra e tij mund të quhet një vepër alegorike. Pikërisht alegorinë ai e krijoi duke shfrytëzuar historinë, mitin, legjendën etj. Nga këto burime ai krijoi simbolet, të cilat i përshtati sipas qëllimit fshikullues në lidhje me realitetin diktatorial. Rast klasik është “Pallati i ëndrrave”, simboli i sistemit diktatorial dhe hallkave të tij survejuese dhe torturuese. “Kështjella”, gjithashtu, është një simbol tjetër i qëndresës. Në jo pak raste, në veprën e tij, historia, miti, legjenda dhe realiteti ndërthuren njëri me tjetrin duke krijuar një intertekst të mrekullueshëm. Kështu, te “Hija” gjen edhe realitetin (kineasti i dështuar, që shkon dhe vjen nga Franca i survejuar nga të tjerët dhe nga vetja gjithashtu), mitin antik (Orfeu që po ngjitet nga ferri), nënshtresën biblike (Alejuja, kambanat etj.), legjendën (Kostandini, që është edhe emri i kineastit). Një lloj gërshetimi i tillë shoqërohet edhe me ndërthurje të fushave semantike përkatëse: “Zonja dhe zotërinj. Pas disa minutash avioni i “Air France” do të ulet në aeroportin “Orly” të Parisit. Iu lutemi udhëtarëve të përgatiten... Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, në Prishtinë, ku pranoi çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili iu dha nga Ministria e Kulturës së Kosovës.Letërsi 291

