Page 294 - Demo
P. 294
Zhurma e motorëve, kujë e pafund gazmore, e përbërë nga mijëra klithma, lehje qensh, zhurma të fëmijërisë, mbulon çdo gjë. Përmes tingujve të kambanave, fjalët: “Krishti u ngjall së vdekurish” më vijnë që larg. Dhe prapë muzikë dhe ngashërim dhe zërat: aleluja...” Për shembull, në fragmentin e mësipërm vihet re realiteti përmes fjalëve: aeroport, zonja, zotërinj, motorë etj., si dhe shtresa biblike: kambana, aleluja, “Krishti u ngjall sëvdekurish”.Në raste të tjera, gërshetimi i nënshtresave të ndryshme që pamë më lart, shoqërohet me ndërthurje regjistrash. Tipik për këtë kohezion është rasti i romanit “Kronikë në gur”, në të cilin kjo teknikë shfaqet mbresëlënëse, pasi specifikohet jo vetëm në lidhje me dialektin, po edhe me grupmoshën (regjistri informal i gjysheve, fëmijëve etj.) dhe regjistrin mediatik të kronikës gazetareske.Një element tjetër mjaft i rëndësishëm që nuk mbetet statik (i njëjtë) në të gjitha veprat është edhe loja me zërin tregimtar. Ai shfaqet i lëvizshëm, duke dalë herë si zë i brendshëm, herë si zë i jashtëm, zakonisht në vetën e tretë, po dhe në vetën e parë shumës (“Kështjella”). Kjo vetë i lejon atij që të zhvendoset në zërin e personazheve të ndryshme.Natyrisht që metafora është e pranishme gjithkund. Edhe në tituj. Në titullin e romanit që u ndryshua “Dimri i vetmisë së madhe”, elementi drejtues kuptimor është vetmia, e cila është shoqëruar me fjalën dimër, që nuk është pjesë e zakonshme e strukturës së saj. Kjo e fundit krijon metaforën emërore (dimër). Po fjala vetmi merr edhe mbiemrin jo të zakonshëm për të (e madhe) dhe krijon epitetin. Kadareja është njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, i varianteve të saj, madje edhe i gjuhës së vjetër (arkaike). Elementet e këtyre varianteve ai i shfrytëzon jo vetëm në rrafshin leksikor, por edhe fjalëformues, duke krijuar imazhe, deri dhe simbole (qorrfermani - kompozitë e krijuar si neologjizëm që formon simbol). Në këtë kontekst, ai ka krijuar një korpus të tërë neologjizmash që kanë konotacione të spikatura dhe janë në funksion të alegorisë e figurave të tjera (heshtimë, korbëri, kinseharresa, fenershues, makthparës etj.).Gjenerali i ushtrisë së vdekurRomani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) pati sukses të menjëhershëm si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë (u përkthye në shumë gjuhë). Lexuesi u godit dhe u befasua jo vetëm nga motivi, por edhe nga stili me të cilën i erdhi ky motiv. Në pamje të parë, tematika është brenda kuadrit të lejuar të kohës. Ajo lidhej me historinë e Luftës së Dytë Botërore e përkatësisht, me pushtimin italian. Kadare foli shqip kur pranoi çmimin \Spanjë.292 Letërsi

