Page 295 - Demo
P. 295
Siç thotë edhe vetë autori, shtysën për të krijuar këtë vepër e ka marrë nga historia e vërtetë e dëgjuar në fëmijëri (Një prostitutë italiane, e vrarë dhe e varrosur bashkë me ushtarët e tjerë dhe imazhi i zhurmës së kazmës së gjeneralit që kishte ardhur për t’i zhvarrosur, krijuan bërthamën kompozicionale dhe ndjesinë e saj.). Trajtimi i kësaj fabule ishte krejt origjinal dhe dilte jashtë skemave të socrealizmit. Sërish është vetë shkrimtari që na drejton në këtë pohim, pasi ai vërente se: “Ideja e historia e gjeneralit që kërkon të zhgroposë një ushtri të tërë, ka lindur gjatë një nate me akull moskovite, kur, në trurin tim, si për kundërpeshë të letërsisë optimiste sovjetike të atëhershme, të ngjyrave të çelura me të cilat lyhej realiteti, duke filluar me të ftohtin jashtë, që vazhdonte me moralin, me idetë e një lloj humanizmi të sheqerosur dhe nervozues, me një mirësi të tipizuar, që nuk ekzistonin realisht. Kjo nuk ishte asgjë tjetër veçse lustra që mbulonte thatësinë dhe boshllëkun moral, e cila përfundonte gjithnjë me një konkluzion të marrë nga doktrina marksiste...” (“Dialog me Alain Bosquet”, 1995).Dhe në fakt, edhe kritikat kryesore për këtë iu bënë, pasi vërtet tematika ishte rezistenca gjatë luftës, por tonet me të cilat flitej për të nuk ishin aspak të ndezura, të forta e demagogjike. Mbi të gjitha, partia nuk dilte në plan të parë. Kadareja dëshmoi se për luftën mund të flitej pa zhurmë, në një formë më intime, duke treguar përjetimet e të dyja palëve (gjeneralit, priftit italian etj.) dhe shqiptarëve. Alternimi i imazheve triumfuese të nisjes së gjeneralit nga vendi i tij me ato të ndjesive shpirtërore gërryese të gjeneralit, që vijnë si rezultat i ballafaqimit të dy botëve, janë ato që e shoqërojnë lexuesin deri në fund. Gjenerali nuk e ka të vështirë të kuptojë armiqësinë e shqiptarëve që është krijuar nga krimet e ushtrisë së tij. Misioni i tij human e fisnik në fillesa, tashmë vjen e kthehet në një makth për të, saqë në fund ai hedh në humnerë eshtrat e kolonelit të famshëm Z., i cili kishte kryer edhe krime monstruoze. Imazhet e plakës Nicë (së cilës i kishin përdhunuar vajzën dhe pastaj ajo ishte mbytur nga turpi) dhe veçanërisht të malësorit Nik Martini (që del nga shkëmbinjtë për t’i prerë kokën kuçedrës), janë sa njerëzore, aq edhe epike.Kronikë në gur“Kronikë në gur” u botua më 1971, po para tij Kadare e kishte prezantuar në pjesë të vogla në përmbledhjet me titull “Qyteti i Jugut”, më 1965 dhe 1967. Titulli që ka në përbërje një metonimi (gur - për qytetin e gurtë) dhe që pastaj mbështillet nga metafora që krijohet nga fjala kronikë, na paraqitet përmes zërit dhe këndvështrimit të një fëmije. Një Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kalaja e KrujësLetërsi 293

