Page 296 - Demo
P. 296


                                    qytet, ku gjithçka ishte e gurtë: rrugët, krojet, deri edhe pullazet ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë hiri. Qyteti dhe fëmija nuk kanë emër. Koha shënjohet si Lufta e Dytë Botërore. Përmes zërit dhe imagjinatës së fëmijës shpaloset jeta e gjithë qytetit, duke përcjellë para lexuesit një galeri personazhesh aq të tipizuara nga djali, sa duket sikur je në një muze. Në këtë muze parakalojnë sekuenca autobiografike të vetë shkrimtarit: familja me telashet e zakonshme të mbijetesës, shtëpia, qyteti, aeroporti, bashkëqytetarët, miqtë, gratë, të huajt, plakat e jetës, pushtuesit etj. Është një qytet i çuditshëm, ku nga një anë lexohet Makbethi, e nga ana tjetër, besohen besëtytnitë, duke krijuar imazhet e një realizmi magjik. Përmes naivitetit të zërit fëmijëror paraqitet edhe pjekja seksuale e parakohshme e fëmijës, madje më shumë e pakuptuar nga ai (Në kapitullin tre, djali me shokun e tij sillen rreth shtëpisë së gruas së bukur që kishte burrin impotent, për ta parë. Më tej shfaqet Suzana, një vajzë më e madhe se ata që e pyet a dinte llafe turpi, kurse në vazhdim ai bie në dashuri me Margaritën, një grua të martuar.).Me të njëjtin naivitet shoqërohet edhe dhënia e ngjarjeve reale historike. Kështu djali mëson kuptimin e grupit të fjalëve “qytet i pushtuar”, sepse nuk mund ta kuptonte se “si mund të ishte një qytet i papushtuar”. Rrëfimi i djalit ndërpritet herë pas herë nga copëza kronike që dalin në vetë të parë shumës, në të cilat gërshetohen copëza njoftimesh, ku është e dallueshme ironia dhe humori që perceptohet nga këto lajme që duken sikur janë hartuar përsëri nga fëmija (U rrëzua avioni i parë i italianëve. U gjend krahu i pilotit.).Në këtë libër flitet edhe për partizanët, por pa tonet triumfuese dhe demagogjike të socrealizmit (madje me nuanca humori, kur fëmijët thërrasin parullat e partizanëve, thjesht siç i kanë dëgjuar, jo se i kuptojnë).Kritika e huaj e ka etiketuar me emra të ndryshëm romanin “Kronikë në gur”. Dikush e ka parë si autopsinë e një qyteti, dikush si një fëmijëri shqiptare e dikush, një vepër që tregon si mund të jetë njeriu shqiptar. Ajo që i përmbledh të gjitha kritikat është fakti se kjo kronikë e dhembjes dhe e gëzimit, e madhështisë dhe e groteskut i nënshtrohet një arkitekture të brendshme të rreptë që hedh poshtë çdo lloj rutine të librave për fëmijërinë. Nga ana tjetër, me elementet epike e fantazmagorike, ajo i tejkalon caqet e një qyteti dhe të një vendi enigmatik, pasi përcjell një kolorit të fortë ballkanik, një dimension universal.Prilli i thyer“Miku, besa dhe gjaku janë si nyjat e tragjedisë antike dhe të hysh në mekanizmin e tyre, do të thotë të pranosh mundësinë e tragjedisë”. Ky fragment i shkëputur nga romani “Prilli i thyer” (1980) përmbledh motivet kryesore që hasen në të. Ato janë pjesë e kodeve të nderit të shqiptarit të Veriut, të kodifikuara në legjislacionin e tij: Kanunin.Të tria janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën edhe në historinë e romanit, i cili shtjellohet në dy linja kryesore. E para është linja e Gjorgut, djaloshit që i kishin vrarë vëllanë dhe është i detyruar nga 294 Letërsi
                                
   290   291   292   293   294   295   296   297   298   299   300