Page 297 - Demo
P. 297


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Në dy vëllimet e para poetike, Kadareja prezantohet me realizmin e tij në poezi. Përcaktoni llojin e këtij realizmi.2. Te vëllimi “Shekulli im”, Kadareja tashmë afirmohet si poet. Cilat janë elementet e reja në leksik që përdor ai? A i shfrytëzoi në ndërtimin e metaforës së ndryshme nga ajo e përcaktuar nga socrealizmi?3. Kadareja shquhet për antikonformizmin e tij që e shfaqi në tematikë dhe në stil. Dalloni disa tipare të tij në stilin e poezisë. Mund t’i ilustroni ato edhe me vargje të tjera nga vepra e Kadaresë.4. Proza e afirmoi si shkrimtar shumë të madh Kadarenë jo vetëm në Shqipëri, po dhe jashtë saj. Dalloni disa nga burimet kryesore tematike në veprat e tij. Po në stil, cila figurë mbizotëroi?Kanuni të marrë gjakun. Linja tjetër është ajo që lidhet me udhëtimin e muajit të mjaltit të çiftit Vorpsi (Besianit, shkrimtarit kryeqytetas e Dianës, gruas së tij) në malësitë e Veriut, në Rrafsh, siç del në libër.Romani hapet me skenën ku Gjorgu ka zënë pritë për të vrarë gjakësin. Në këtë fragment, ai nuk del si një malësor i fortë i bindur për veprimin e tij të mbështetur edhe te Kanuni, por shfaqet me padurimin që nata të vinte sa më shpejt që ai të ikte nga ajo “pritë e nëmur”. Veprimet e tij, pavarësisht se përputhen plotësisht me rregullat e Kanunit, kryhen nga një njeri, të cilit realiteti i duket më shumë si ëndërr (i vë të vrarit dorën në sup sikur donte ta kthente në jetë, por në fakt po kryente ritin e paracaktuar kanunor për ta kthyer mbarë atë).Dëshmitarë janë shegët e egra dhe pllangat e borës (mjaft interesante metafora pllanga, e cila zakonisht në të folme përdoret si pllangat e gjakut).Në fakt, kjo gjendje e dyzuar psikike del edhe nga fjalët e Besianit: “E ç’janë trazimet që përshkruan Shekspiri përpara mëdyshjeve të këtij Hamleti të malësive tona?”.Bota zakonore dhe motivet kryesore të romanit dalin edhe përmes përjetimeve të Dianës, të cilat jepen nga zëri i brendshëm i Besianit, rrugës nëpër Rrafsh. Diana, nga ana tjetër, e shikon këtë botë si botë mitike, legjendash (“Ti do të shkosh nga bota e rëndomtë drejt e në botën e legjendave, midis eposit të mirëfilltë, që rrallë e gjen ende të gjallë mbi fytyrë të rruzullit tokësor, ku ende haseshin “rapsodët, homerikët e fundit të botës”.). E në këtë botë mitike, ajo krijon një lidhje të çuditshme me djaloshin, Gjorgun, që e kishte parë gjatë rrugës. Të dy kërkojnë njëri-tjetrin me një kuriozitet mistik dhe gati platonik. Po fati i Gjorgut është i paracaktuar, ashtu si ajo metaforë alegorike e titullit. Në mes të prillit, ai do të vritet dhe prilli do të thyhet. “O Zot, krejt sipas rregullave.”,mendon ai në momentet e fundit, kur përjetoi një çast shekspirian të shkëputjes së trupit nga shpirti (“duke lënë pas, të shtrirë midis rrugës, trupin e vet, që porsa e kishte vrarë.”). Por ai ishte një personazh jetëshkurtër për shkak të fatit të paracaktuar nga kodet e pashkruara, të cilat nuk justifikojnë përjetimin e tij tragjik.Letërsi 295
                                
   291   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301