Page 298 - Demo
P. 298


                                    5. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është ndër veprat e para në prozë që jo vetëm e afirmoi si shkrimtar të madh, po njëkohësisht e dalloi nga veprat bashkëkohëse të realizmit socialist. Tregoni disa nga tiparet që vërtetojnë këtë gjë.6. “Kronikë në gur” është quajtur nga disa kritikë edhe si roman autobiografik. Gjeni në mësim dhe argumentin sipas të cilit ai nuk është vetëm i tillë dhe ilustrojeni me pjesë nga teksti.7. “Prilli i thyer” është një roman në të cilin jeta zakonore dhe përjetimi, mëdyshja e brendshme njerëzore në lidhje me këto doke, shkojnë paralelisht. Dalloni në komentin mbi këtë roman një pjesë ku argumentohet kjo gjë dhe gjeni raste të tjera në libër.Ushtroni mendimin kritik8. Poezia e Kadaresë ishte e freskët, me tone dinamike, me metafora të ndërtuara mbi fusha leksikore të papërdorura më parë. Gjeni në vëllimet e tij poetike raste të tilla dhe shpjegoni imazhet dhe ndjesitë që krijoni ju. Lexojini shembujt në klasë, bashkë me shpjegimet.9. Në mësim keni parë se një ndër tiparet kryesore të Kadaresë është antikonformizmi me kornizat e imponuara të socrealizmit në stil dhe në motive. Alegoria dhe simboli janë ndër figurat kryesore që i dhanë atij mundësi të bënte art me elemente të theksuara disidente. Diskutoni në lidhje me këto elemente në veprën e Kadaresë, duke sjellë shembuj nga vepra të ndryshme të tij. Vini re shumëkuptimësinë e interpretimit të tyre, që në njëfarë mënyre e shpëtoi shkrimtarin nga persekutimi.10. Gjenerali (në romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”) është personazhi kryesor i romanit, i cili pëson një traumë të thellë psikologjike. Lexoni pjesën që lidhet me momentin kur ai hedh në humnerë eshtrat e kolonelit Z. Çfarë tregon ajo për të, kauzën e tij, si dhe gjendjen shpirtërore e psikologjike? Diskutoni në klasë.11. Romani “Kronikë në gur” është një roman që ndër të tjera është quajtur autopsia e një qyteti, pasi përmes këndvështrimit të një fëmije jep jetën e tij komplekse. Ilustrojeni këtë fakt me pjesë nga teksti dhe diskutoni në lidhje me realizmin magjik që shfaqet herë pas here, ironinë, humorin, koloritin lokal gjuhësor etj. Çfarë ndjesie krijoni në krahasim me veprat e tjera?12. “Prilli i thyer” pasqyron ndër të tjera kodet zakonore të rregulluara sipas Kanunit: besa, mikpritja, marrja e gjakut. Lexoni këta kapituj në Kanunin e Lek Dukagjinit të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi dhe diskutoni në lidhje me ta në klasë. Po sot, a mendoni se i kemi ruajtur ato? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke e ilustruar me shembuj.Sfida e të shkruarit13. Gjatë analizës së romaneve të mësipërme, ju u njohët edhe me tekstin e tyre. Shkruani një tekst në të cilin përmes vetës së parë të tregoni përvojat, aventurat tuaj të fëmijërisë. Mundohuni ta përshtatni pak tekstin tuaj me atë të Kadaresë.14. Jeta që bëjmë është e lidhur dhe, në shumë raste, e kushtëzuar nga ambienti e shoqëria që na rrethon. Jo në të gjitha rastet kushtet e kësaj jete përputhen me aspiratat tona. Krijoni një ese me titull “Bota sipas meje, apo unë sipas botës”, në të cilin të shpalosni argumentet e kundërargumentet e kësaj dileme të brendshme.296 Letërsi
                                
   292   293   294   295   296   297   298   299   300   301   302