Page 299 - Demo
P. 299
Gjenia krijuese e Kadaresë nuk njeh as kufij dhe as gjendje shpirtërore, të cilat të mos i bëjë pjesë të veprës së tij. Ky gjenialitet ka sjellë, ndër të tjera, në duart e lexuesit edhe romanin “Pallati i Ëndrrave”, i cili, i ndërtuar mbi një alegori të fortë, jep hapësira interpretimi me shumë të panjohura.Vepra “Pallati i Ëndrrave” i Ismail Kadaresë, është një nga veprat distopike dhe analogjike më të arrira të letërsisë shqipe. Dy kapitujt e parë të romanit, me nëntitullin “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave”, fillimisht u botuan në vitin 1977, në përmbledhjen me tregime “Emblema e dikurshme”. Autori e botoi veprën të plotë tre vjet më vonë, por në vitin 1982, vepra u kritikua, u censurua dhe iu ndalua qarkullimi, për shkak të “rrezikshmërisë që paraqiste me simbolikën e saj”. Personazhi kryesor i veprës quhej Ebu Qerim dhe pallati kishte emër turk, Tabir Saraj. Pas rënies së komunizmit, vepra pësoi ndryshime jo fort të ndjeshme. Romani mori titullin “Pallati i Ëndrrave” dhe emri i personazhit kryesor ndryshoi nga emri turk Ebu Qerim, në Mark-Alem. Subjekti i veprësLetërsia distopike është një përshkrim ose shfaqje e një realiteti imagjinar të së ardhmes, por i parashikueshëm në bazë të tendencave të së tashmes të perceptuara si tërësisht negative. Në vepra të tilla rrëfehet jeta në një vend të deformuar, ku shoqëria dehumanizohet dhe sistemi është totalitar (e kundërta e vendit ideal që sugjeron utopia). Ndryshe nga veprat tipike distopike (p.sh. “Ferma e kafshëve”, G. Oruell), “Pallati i Ëndrrave”, i shtrirë në shtatë kapituj (1. Mëngjesi; 2. Seleksionimi; 3. Interpretimi; 4. Dita e pushimit; 5. Darka; 6. Arkivi; 7. Afrimi i pranverës), ndërton një distopi, e cila shtrihet në të shkuarën, në Perandorinë Osmane, por në fakt, ajo që kritikohet është shoqëria shqiptare në periudhën e diktaturës. Në një vend, i cili mund të konsiderohet qoftë si Perandoria Osmane, qoftë si Shqipëria e kohës së diktaturës, familja e madhe e Qyprillinjve, me origjinë shqiptare, ka historinë e saj, e cila nuk ka qenë fort e thjeshtë. Familja e Qyprillinjve ka ndarë pushtetin me Sulltanin; pesë kryeministra të Perandorisë kanë ardhur nga kjo familje. Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjerimin e territoreve të Perandorisë, por ka vuajtur njëkohësisht edhe goditjen e pamëshirshme të pushtetit të tij: po aq sa ka pasur anëtarë të familjes në poste drejtuese, po aq ka pasur edhe të dënuar me vdekje, me burgime e internime, apo të humbur pa asnjë nam e nishan. Nga kjo familje vjen edhe Mark-Alemi, pinjolli i saj më i ri, i cili ka ëndërruar të jetë pjesë e Pallatit të Ëndrrave, institucioni, ndoshta më i rëndësishëm i Perandorisë. Perandoria, në fakt, qeveriset në dy mënyra: në vështrim të parë kemi të bëjmë me një diktaturë të vërtetë, të mirorganizuar, por ajo është edhe një hapësirë gjeografike, ku i kushtohet kujdes i madh grumbullimit dhe interpretimit të ëndrrave të qytetarëve, të cilët nxiten për t`ia rrëfyer ato një organizmi të rëndësishëm, Tabir Sarajit ose Pallatit të Ëndrrave. ANALIZË E VEPRËSPallati i ëndrraveLetërsi 297

