Page 30 - Demo
P. 30


                                    Një pikë e rëndësishme fillese e modernizmit mund të konsiderohet vepra poetike “Endjet” (1897) e Stefan Malarmesë (Stéphane Mallarmé). Në këtë vepër, Malarmeja hedh poshtë idenë mbi të cilën ishte mbështetur Realizmi, se gjuha është referenciale dhe se fjalët janë shenja të një realiteti paraprak. Për Malarmenë, gjuha e poezisë është sugjeruese, evokuese dhe realiteti nuk është tjetër veçse një interpretim nga një perspektivë e veçantë. Poezia ndihmon për ta krijuar realitetin. Po kështu, Malarmeja hedh poshtë idenë romantike që e konsideronte poezinë si shprehje të subjektivitetit të autorit, sepse, sipas tij, poeti futet në realitetin e gjuhës, realitet i cili përcakton si ndërgjegjen e poetit, ashtu edhe botën së cilës ai i referohet. Malarmeja, sikurse të gjithë modernistët, tërhoqi vëmendjen te fuqia e fjalëve për të qenë burim i nuancave të reja kuptimore, te fuqia e tingujve të fjalëve, te kombinimet e veçanta të fjalëve brenda njësisë poetike, te kapja e thelbit të poezisë. Duke dashur të jetë e lirë edhe në formën e organizimit, poezia moderniste refuzoi strukturat tradicionale të ndërtimit të vargut sipas modeleve të njohura metrike e rimike, sepse ato pengonin lirinë e zgjedhjes së fjalëve dhe format e shprehjes, ndaj, poetët modernistë zgjodhën të përdornin eksperimentimet me vargun e lirë. Po ashtu, poetët modernistë refuzuan konceptin tradicional se poezia duhet të na mësojë, pra rolin “e mësimdhënëses” së poezisë dhe kërkuan çlirimin e poezisë nga elementet didaktike dhe sentimentale, sepse poetët modernistë nuk e konceptojnë dot se funksioni i tekstit poetik është që t’i mësojë lexuesit vlerat dhe qëndrimet. Në këtë kuptim, poezia moderniste i largohet parimit dulce et utile të Horacit (bashkimit të së këndshmes me të dobishmen), për të evokuar një shkrim ndjellës, që kurrë nuk nënvlerëson aftësinë interpretuese të lexuesit.Poema moderne organizohet me fjalë të vendosura në një mënyrë të caktuar, jo për hir të idesë që duhet të transmetojnë, por për hir të organizimit ritmik, rimik, sintaksor etj. Si i tillë, teksti poetik nuk lejon parafrazim varfërues, por vetëm një lexim që thekson autonominë e diskursit letrar.Në poezinë moderne, shenjuesit kanë një autonomi të caktuar në lidhje me kuptimin, kjo vihet re p.sh., te kaligramat e Apolinerit apo edhe në poezi ku elementi fonologjik bëhet i rëndësishëm, pa iu referuar direkt një kuptimi të veçantë. Në poezinë moderniste vihet re prirja për të përzier zhanre apo struktura të ndryshme. Kështu, p.sh., kemi poemat në prozë të Rembosë (Arthur Rimbaud), të Sent Xhon Persit (Saint-John Perse), Uajldit (Oscar Wilde), poezinë polifonike, të përfaqësuar nga Paundi (Ezra  Pound), LetërsiPaul Verlaine dhe Arthur Rimbaud (ulur, majtas), Henri Fantin-Latour, nga 1872.Tiparet e poezisë moderniste28 Letërsi
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34