Page 301 - Demo
P. 301


                                    ndaj urdhrave të tij, sidomos atyre më gjakatarë. Edhe pa u shfaqur fizikisht, ndjesia që përcjell rrëfimi në roman mbi të dhe pushtetin e tij, shkon përtej frikës, një lloj tmerri që përndjek jo vetëm ëndërrparësit, por në të shumtën, ata që punojnë me dhe mbi ëndrrat. Ky është simboli i diktatorit të gjithëkohshëm e të kudogjendur. Po kaq të pranishëm si një turmë e vetme, janë edhe punonjësit e Pallatit, të cilët kanë humbur dinjitetin para dhunës psikologjike që ushtrohet brenda Pallatit. Përshkrimi i tyre është herë individual, i mbështetur kryesisht te përemrat e pacaktuar (Dikush zgjati kryet, e pa dhe u zhduk prapë...) e herë kolektiv, realizuar nëpërmjet përshkrimeve të detajuara: Fqinji tij nga e djathta lëvizi në ndenjëse pa e ndërprerë leximin. Në tryezën e gjatë dëgjohej herë pas here fëshfërima e fletëve që ktheheshin. Askush nuk ngrinte kryet. Sepse punonjësit nuk vizatohen si njerëz, por si koka njerëzish që merrnin sinjale vetëm nga zilja që shënonte mbarimin e orarit të punës. Simbolika, analogjia dhe universalja e Pallatit të ËndrraveFunksionimi i Pallatit“Mark-Alemi përfytyroi mijëra degët e Tabir Sarajit, të shpërndara anekënd hapësirës së pafundme të shtetit, ndërtesat e tyre të thjeshta, disa herë në trajtë barakash, brenda të cilave rrinin dy nëpunës edhe më të thjeshtë, nevojtarë, me rrogë të vogël, që i përkuleshin gjer në tokë korrierit më të thjeshtë të Tabirit, kur ai vinte për të marrë ëndrrat e mbledhura.” Siç e shihni, ky është misioni i degëve të Pallatit të Ëndrrave: të mbledhin ëndrrat nga gjithë anëtarët e Perandorisë deri në skutat më të largëta të saj. Pasi mblidhen, Letërsi 299
                                
   295   296   297   298   299   300   301   302   303   304   305