Page 302 - Demo
P. 302


                                    këto ëndrra dërgohen në Pallat, ku seleksionohen, interpretohen dhe iu nënshtrohen trajtimeve të mëtejshme, për të hulumtuar në to ndonjë të dhënë që rrëfen se dikush apo diku kishte nisur të ngrihej krye ndaj Sulltanit, apo edhe nëse vinin sinjale për fatkeqësi apo ngjarje të bukura që mund t’i ndodhnin Perandorisë. Pallati kishte një organizim të përsosur institucional, nëpërmjet sektorëve dhe procedurave që ndiqnin: 1. Sektori i grumbullimit të ëndrrave nga e gjithë popullsia. 2. Sektori i përzgjedhjes së ëndrrave në varësi të rrezikut që kanosnin për vendin. 3. Sektori i interpretimit të ëndrrave të zgjedhura. 4. Sektori i përzgjedhjes dhe i interpretimit të bashëndrrës (ëndrrës më të rëndësishme).Nga seleksionimi, ëndrrat ndaheshin në ëndrra kolektive dhe individuale, ëndrra fatsjellëse dhe rrezikndjellëse, ëndrra të rëndomta dhe ato që vendosnin fatin e individëve dhe të Perandorisë; pastaj vjen kryeëndrra ose bashëndrra. Si vinin ëndrrat në Pallat? Një pjesë e qytetarëve i sillnin vetë, të tunduar nga premtimet dhe sloganet që Perandoria i shpërndante me mekanizmat e saj anembanë Perandorisë. Një pjesë tjetër i sillnin të afërmit e tyre të devotshëm ndaj Pallatit, duke përdorur letra anonime, tipike për çdo diktaturë. Në këtë mënyrë, pavetëdija e çdo banori të Perandorisë, deri në provincat më të largëta, binte në duart dhe në sitën e diktaturës. Pallati i rëndë, me arkitekturën në formë labirinti, ishte gjithashtu krejtësisht i izoluar. Me mbylljen e tij totale ndaj gjithçkaje që mund të vinte përtej mureve të tij, kishte disa prioritete: veç punës së madhe për përpunimin e lëndës, një rëndësi të madhe ka mbyllja e plotë e Tabir Sarajit ndaj çdo ndikimi të jashtëm. Sepse pikërisht jashtë Tabir Sarajit ka forca të ndryshme që, për një arsye ose një tjetër, janë të paduruara për të futur frymën e tyre këtu, në mënyrë që qëllimet, idetë apo pezmet e tyre të paraqiten pastaj kinse si shkëndija të shenjta të hedhura nga Allahu mbi trutë e fjetur njerëzorë. Kjo tregon natyrën paranojake të Sulltanit dhe të perandorisë së tij. Simbolika dhe analogjia e rrëfimit“Pallati i Ëndrrave” ka marrë shkas e është ndërtuar me një material të gjerë që Kadaresë ia ofronte diktatura në Shqipërinë komuniste. Mbikëqyrja e mendimit të lirë nëpërmjet të gjitha formave dhe mjeteve të komunikimit ekzistues njerëzor, krijimi i dosjes për çdo të dyshuar dhe i institucioneve përkatëse të mbikëqyrjes, ankthi rëndues i kthyer në makth, apo disidenca e hapur politike, janë karakteristika tipike të një totalitarizmi politik. Kjo linjë e shtrirë përgjatë gjithë romanit, e kthen Pallatin në simbol të diktaturës së gjithëkohshme. Për të realizuar këtë simbolikë, autori ka përdorur mekanizma të gjithanshëm gjuhësorë, të sofistikuar nëpërmjet një rrëfimi të jashtëzakonshëm. “Pallati i Ëndrrave” ngërthen realen me jorealen në vepër. Në togun “Pallati i Ëndrrave” veçojmë përcaktorin me drejtim “i ëndrrave”. Kjo metaforë ka një dozë të fortë ironie: në mënyrë paradoksale, ky pallat ëndrrash, që të kujton Pallatin e Princeshës, Pallatin e Mbretit, Pallatin e Kulturës, Pallatin e Sportit etj., në të vërtetë është Pallati ku merren vendime makabre, pasi individët i dorëzojnë pavetëdijen e tyre pushtetit. Nëse Pallati është përditshmëri, Ëndrrat janë pavetëdija. 300 Letërsi
                                
   296   297   298   299   300   301   302   303   304   305   306