Page 303 - Demo
P. 303


                                    Në togun Pallat i Ëndrrave, përcaktori me drejtim “i ëndrrave” mban peshën kryesore në metaforë. Ai ndërton një analogji të përsosur gjuhësore me institucionet e diktaturës komuniste në Shqipëri, si Pallati i Komitetit Qendror të Partisë, Pallati (Ndërtesa) i Ministrisë së Brendshme, dy institucione të cilat përfaqësonin mekanizmat kryesorë në politikën terrorizuese dhe shfarosëse ndaj individëve që e kundërshtonin diktaturën. Nga togjet që ne përmendëm, është ruajtur emri Pallati, ndërsa përcaktorët (Komitetit Qendror të Partisë; Ministrisë së Brendshme), janë zëvendësuar me emrin më të pakuptimtë, Ëndrrat. Këto dy simbole universale që në lashtësi, pallati dhe ëndrra, në këtë kontekst, kanë fituar vlera universale, në saje të fuqisë së simbolikës së tyre. Gjuha e përdorur nga Kadareja shfaq analogji dhe simbolikë të shumëfishtë në rrëfim. Në të dallohen grupe fjalësh tipike për periudhën e një rendi totalitar socialist. Fjalët, shprehjet, konceptet, mendësitë bashkëkohore, të shënjuara shprehimisht, janë në harmoni të plotë me materialin gjuhësor politiko-psikologjik të totalitarizmit komunist që gjendet në tekst. Kështu, dallojmë terma të përdorur në socializëm me kuptime tepër të veçanta. P.sh.:a) në fushën e drejtësisë: komplot, dosje, verifikim, provokator, ankim, anonim, dhomë veçimi etj. (në analogji me gjuhën që faktonte reprezaljet në diktaturë);b) në fushën e ideologjisë: shpëlarje truri, ndikime të jashtme (në analogji me ndikimet nga shtetet perëndimore), porosi e sovranit (porosi e udhëheqësit) etj.;c) në fushën e politikës: Shtetet e Bashkuara Osmane (në analogji me SHBA-në), republikë, konfederatë, mbretëri parlamentare (në analogji me forma organizmi politik në Europë) etj.;d) në fushën e hierarkisë zyrtare: zëvendësdrejtor i parë (në analogji me sekretar i parë), me urdhër nga lart (në analogji me funksionin e përqendruar të pushtetit) etj.;Letërsi 301
                                
   297   298   299   300   301   302   303   304   305   306   307