Page 304 - Demo
P. 304


                                    e) në fushën e përditshmërisë: punohej me orar të zgjatur, radhët (në analogji me radhët e krizës së komunizmit), ëndërr pa emrin dhe adresën e parësit (në analogji me letrat anonime), mbledhje, udhëzim, rishikim i ëndrrës (në analogji me verifikimin e denoncimit) etj.Një simbolikë të fuqishme merr vetë fjala ëndërr. Ajo ka një dinamikë të gjallë në roman. E pranishme pothuajse në çdo faqe, ajo vishet gjithandej me shumëllojshmëri simbolike, grotesk, paradoks dhe absurd. Simbolizuese në shumë kontekste, ajo zbulon kuptime, nuanca dhe funksione kuptimore të ndryshme: ëndërr e bukur, e pastër (E ç`paska aq të rëndësishme ajo ëndërr? – pyeti Mark Alemi. Tjetri ngriti supet. – As unë nuk e di. Në vështrimin e parë duket si e thjeshtë, po do të ketë diçka, gjersa i japin kaq rëndësi. – Kjo është bashëndrra apo kryeëndrra; për bashëndrrën punojnë qindra veta, bashkëndrrorët apo kryeëndrrorët, siç quhen tani.).Nga miliona ëndrrat e para, të vlefshme janë vetëm ato që parathonë fatin e shtetit, prandaj dhe janë fytyra e tij. Kjo politikë e vënies dorë edhe mbi pavetëdijen e anëtarëve të një sistemi, përbën vijën universale të ndërtimit të çdo sistemi totalitar, që për të qetësuar paranojën e vet, shpik mekanizma nga më absurdët. Një funksion të veçantë simbolik e analogjik në vepër merr edhe fjala dosje. Ajo shënjon mjetin ku ruhen ëndrrat e shkruara, ndërsa simbolikisht ajo përfaqëson mjetin ku dokumentohen nga hetuesia në diktaturë mendimet e lira pro apo kundër sistemit, duke përfshirë këtu edhe procesin e fshehtë që i shoqëron këto dosje. Në socializëm, termi dosje merrte kuptime juridikopolitike të posaçme. Në analogji me dosjet e Pallatit, ku ëndrrat shtresohen dhe ndahen sipas interpretimit, në diktaturën socialiste në Shqipëri, fjala dosje merrte konotacione përcaktuese për individin, p.sh.: ishte me dosje, e ka dosjen plot, i hapën dosje etj. Në këtë kuptim, nisur nga pesha që mban kuptimi i fjalës dosje në rrëfim, kritika e ka quajtur romanin “Pallati i Ëndrrave”, edhe “romani i dosjes”, në kuptimin që ashtu si në diktaturën socialiste, institucioni i Pallatit të Ëndrrave është institucioni i mbikëqyrjes, mbledhjes, studimit dhe përfundimeve prej dosjeve, të argumenteve që justifikojnë ushtrimin e dhunës shtetërore. Por, po kaq sa është e fortë dhe totalitare dhuna që ushtrohet mbi individin, po kaq merr dinamikën e saj edhe nxitja e shpirtit të rezistencës së njeriut ndaj çdo lloj shtypjeje dhe totalitarizmi. Absurdi i marrëdhënieve pushtet - individAlegoria që shtjelluam shkon përkrah universalitetit të mesazheve që përcjell vepra. Vetë Pallati është një alegori e madhe, duke përbërë atë që vetë Kadareja e quan ferr të totalitarizmit. Ndryshe nga ferri tradicional, ferri i diktaturës shkon paralel me ferrin e hierarkive institucionale: sa më lart të shkosh, aq më i ngushtë bëhet rrethi. Vetëm kur ngjitet në majë, Mark-Alemi e kupton dhe ndërgjegjësohet për llojin e diktaturës, ku është përfshirë populli i Perandorisë. Kjo simbolikë përputhet me llojin e rrëfimit të Kadaresë, i cili shkon drejt analizave të thella psikologjike të shtrira jo vetëm në stilin e tij, por edhe në fabulën e jashtëzakonshme, në kohën e shtrirjes së saj, në linearitetin e ngjarjeve dhe objektivat e rrëfimit. Rrëfimi në vetën e tretë, ardhur nga një rrëfimtar i gjithëdijshëm, është mënyra më efikase për të realizuar absurdin e një marrëdhënieje që mbështetet te hipotetizmi mbi një fakt të pavetëdijshëm. Duke qenë prodhim i pavetëdijes, ëndrrat shprehin veprime, qëndrime dhe sjellje për të cilat individi nuk mban përgjegjësi. Për më tepër, ato nuk kanë asnjë lidhje 302 Letërsi
                                
   298   299   300   301   302   303   304   305   306   307   308