Page 305 - Demo
P. 305


                                    S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Shpjegoni titullin e romanit, duke e lidhur atë me përfytyrimet tuaja mbi emrin pallat dhe ëndërr. A ndërtoni një përfytyrim të kundërt me kuptimin tradicional që ka ky grup fjalësh? E gjykoni këtë një gjetje nga ana e autorit? Pse?2. Kush janë personazhet kryesore në roman dhe cilat situata i bëjnë ata të jenë në qendër të rrëfimit? Si lidhen mes tyre personazhet? Po idetë që përcjell secili prej tyre?3. Ndaluni te figura e Sulltanit. Si është realizuar paniku dhe tmerri që ai përhap? Si arrin Sulltani të jetë aq i pranishëm në roman, edhe pse nuk del asnjëherë fizikisht? 4. Si funksionon Pallati i Ëndrrave? Flisni për organizimin e tij dhe mënyrën se si i mbledh ëndrrat. A ka analogji kjo me mënyrën se si funksionojnë diktaturat? 5. Si shfaqet gjuhësisht simbolika dhe analogjia e veprës? Jepni shembuj nga teksti ku të dëshmoni këto dy dukuri.6. Si paraqitet raporti pushtet-individ në vepër? Ku qëndron absurditeti i kësaj marrëdhënieje? Si reagon individi ndaj këtij absurdi? Cilët janë mekanizmat që ndërmarrin secili prej tyre: individi dhe pushteti? 7. Argumentoni disa dukuri të stilit që ka përdorur autori për të realizuar universalitetin e mesazheve dhe simbolikave të veprës. Ushtroni mendimin kritik8. Nevoja për të mbikëqyrur jetën e tjetrit, në çdo sistem diktatorial është pjellë e paranojës dhe e pasigurisë së pushtetit totalitar. Si e kuptoni ju këtë paranojë? A ka bazë reale një ndjesi e tillë? Argumentoni se si e ushqen dhuna paranojën. me përditshmërinë apo fatin e një shoqërie të tërë. Interpretimi i tyre subjektiv, nuk mund të kthehet në një proces real, aq më tepër që një institucion shtetëror të përdorë mekanizmat e tij për të kontrolluar nënvetëdijen e qytetarëve. Ky absurditet mbi të cilin ndërtohet romani, krijon analogji me absurditetin e një sistemi të tërë, i cili mbikëqyr, kontrollon dhe dënon mendimin e lirë. Individi i dërrmuar psikologjikisht, i rrezikuar gjithmonë nga dënimi i pabazuar në ligj dhe i paparalajmëruar, shoqërohet përgjatë gjithë jetës nga ankthi, pasiguria dhe mundi për ekzistencë, energji të cilat shkojnë deri në absurditet. Universaliteti i simbolikës në roman, njeh dinamika të ndryshme; rritet përmes hiperbolës, groteskut, ironisë, dramës dhe sidomos absurdit të këtij romani. Nëpërmjet ambicieve të Mark-Alemit, ne njohim dhe perceptojmë ambicien e individit për t`u integruar në strukturat shtetërore, por si refleksion i raportit individ-shtet, kjo marrëdhënie dëshmon se individi nuk mund të fuqizohet asnjëherë nëpërmjet fuqisë së pushtetit, përkundrazi, çdo përpjekje për t`u bërë pjesë e tij, çdo mekanizëm apo sjellje për ta arritur këtë synim, dështon. Individi është në një konflikt të përjetshëm me shtetin dhe gjithmonë mbetet i kërcënuar prej tij, siç ndodh edhe me Mark-Alemin, dilema më e madhe e të cilit është: Më mirë të jesh brenda Tabir Sarajit, apo jashtë tij? Të vërtetën e jep thënia e Kurt Tjetërmendësit: …ai (Tabir Saraji) pavarësisht nga emri i bukur që ka, është institucioni më i tmerrshëm, më i verbri, më fatali.Letërsi 303
                                
   299   300   301   302   303   304   305   306   307   308   309