Page 306 - Demo
P. 306
Pallati i ËndrraveNë tryezën e darkës, gruaja e vëllait të madh nisi të tregonte diçka për zakonet e vjetra të provincës që drejtonte i shoqi, kur Kurti, pa shumë kujdes, i preu fjalën:– Kam ftuar rapsodë nga Shqipëria, – tha ai.– Si? – thanë dy-tre zëra.U kuptua menjëherë që ajo “si?”, do të thoshte: “Ç’t’u kujtua një gjë e tillë? Ç’është ky trill i ri?”.– Pardje po bisedoja me konsullin austriak, – vazhdoi ai, – dhe e dini ç’më tha? Ju Qyprillinjtë jeni sot familja e vetme aristokrate në Europë dhe, me siguri, në botë, që keni një epos.– Ah, – ia bëri njëri nga kushërinjtë, – e qartë.– Ai e krahasoi eposin që këndohet për ne, me Nibelungen të gjermanëve dhe shtoi se, në qoftë se për një familje të madhe gjermane apo franceze do të këndohej qoftë dhe një e qindta e eposit që këndohet sot për ne në Ballkan, kjo do të trumbetohej si mburrja dhe mrekullia më e madhe për ta. Kurse ju Qyprillinjtë mezi kujtoheni për këtë. Kështu më tha.– E qartë, – përsëriti njëri nga kushërinjtë. – Veç një gjë nuk kuptoj: ti fole për rapsodë shqiptarë, apo jo? Në qoftë se bëhet fjalë për eposin që dimë të gjithë, atëherë ç’hyjnë këtu rapsodët shqiptarë?Kurt Qyprilliu e vështroi në sy, por nuk iu përgjigj. Biseda për eposin ishte e vjetër në familjen e Qyprillinjve, ashtu si serviset e shtrenjta, dhurata të dikurshme të sovranëve, që çdo brez Qyprillinjsh i gjente për t’ia lënë brezit tjetër. MarkAlemi e mbante mend qysh nga fëmijëria. Në fillim e kishte përfytyruar eposin si një gjësend të gjatë, midis dragoit dhe gjarprit, që rrinte larg në ca male me dëborë dhe në trupin e të cilit, si në trupin e qenieve përrallore, ishte ndryrë fati i familjes. Mirëpo, duke u rritur, dalëngadalë e kishte kuptuar, ndonëse jo fort qartë, se ç’ishte ky epos. Në të vërtetë, për djaloshin ishte pak e vështirë Fragmenti është shkëputur nga kapitulli II, “Seleksionimi”. Në një bisedë mes kushërinjve, të gjithë anëtarë të familjes së madhe të Qyprillinjve, po flitet për madhështinë e frikshme të Tabir Sarajit dhe për pozicionimin e individëve në të. Ajo që i mundon është pasiguria dhe ndjenja e fajit që ndjell Pallati. Por rreth tryezës së darkës, hapet biseda në lidhje me Eposin kushtuar Qyprillinjve, rrënjëve të tij që vijnë që nga Shqipëria e largët dhe misionit të shqiptarëve që jetojnë në Perandori. ILUSTRIM LETRARI. Kadare304 Letërsi

