Page 308 - Demo
P. 308
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Në bisedën me konsullin austriak, Kurti nënvizon disa detaje, të cilat synojnë të ngacmojnë sedrën identitare të familjarëve të Qyprillinjve. Cili është mekanizmi që përdor rrëfyesi nëpërmjet fjalës së konsullit? Çfarë elementesh historike dhe sociale janë të përfshira në të?2. Në përfytyrimin e Mark Alemit janë përdorur të dhëna që nxisin imagjinatën, projektojnë vlerat e prejardhjes së tij, por njëkohësisht e pozicionojnë familjen e Qyprillinjve dhe gjithë shqiptarët në raporte të çuditshme me Perandorinë. Si e keni krijuar ju imazhin e kësaj marrëdhënieje? Si ishte familja e Qyprillinjve përballë Perandorisë? Pse imazhi i eposit i vjen në fëmijëri mes formës së dragoit dhe gjarprit?3. Historia e Shqipërisë së Madhe ka qenë histori e pambarimtë mbijetese dhe bashkëjetese të dhunshme me sllavët dhe turqit. Këtë pohim rrëfyesi e dëshmon duke ndërtuar një marrëdhënie treshe: shqiptarët, boshnjakët dhe turqit, marrëdhënie e cila ka si pikë takimi eposin. Sllavët kishin ndërtuar një epos për shqiptarët e Turqisë. Si e keni perceptuar ju këtë marrëdhënie përmes rrëfimit? Cilat ishin traditat në lidhje me këtë marrëdhënie? Ku këndonin rapsodët boshnjakë dhe si tingëllonin fjalët e tyre?4. Eposi i Qyprillinjve kishte ndezur mërinë e Sulltanit ndaj familjes. Kjo ishte arsyeja pse ai e urrente këtë familje dhe e kishte zili njëkohësisht. Si e kuptoni ju fjalën e nënës: eposi është diçka që nuk dhurohet, më kupton, s’është si unazat ose stolitë, është një gjë e tillë që, edhe po të duash ta japësh, nuk e jep dot.5. Në bisedën rreth dilemave se përse shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj bashkatdhetarëve të tyre në Perandori, një nga kushërinjtë pohon se: Ata duan të dinë vetëm ç’kemi bërë ne për këtë dromcë, vetëm për Shqipërinë. Kanë pritur vërtet diçka të veçantë prej nesh. Si e kuptoni këtë pohim? A merr vlerë edhe në ditët e sotme ky konstatim i Kurtit? Cilat janë pritshmëritë që vijnë nga ky pohim?Nga teksti te ndërtimi6. Fragmenti është ndërtuar mbi disa forma rrëfimi dhe ligjërimi. Identifikojini ato duke i ndarë në: paragrafë që paraqesin dialogun, rrëfimin, meditimin. Shpjegoni ndërtimin e tyre, duke iu referuar llojit të ligjërimeve. Cilat të dhëna gjuhësore ju ndihmojnë për t`i specifikuar ligjërimet? 7. Paragrafët në të cilët jepet meditimi dhe rrëfimi ndërtohen me fjali të gjata, të cilat i japin mundësinë autorit të bëjë analiza dhe të nxjerrë përfundime. Evidentoni dy prej tyre për secilin paragraf. Argumentoni se si lidhjet sintaksore të fjalisë e ndihmojnë lexuesin të qartësojë mendimin. Mbështetuni te dijet që keni mbi llojet e fjalive dhe marrëdhëniet mes pjesëve të tyre. 8. Në këtë fragment, ndërtimi është i tillë që Sulltani, edhe pse nuk është i pranishëm fizikisht, është i gjithëgjendur. Si realizohet prania e tij? Pse ka zgjedhur këtë lloj ndërtimi Kadareja? A ndikon kjo në fuqizimin e alegorisë së rrëfimit?9. Ndërprerja e dialogimit nga paragrafë që realizojnë rrëfimin dhe meditimin është një zgjedhje që bën autori për ta përcjellë atmosferën e një dileme edhe në formën e rrëfimit. A krijojnë shkëputje llojet e ligjërimeve? Cilat janë fjalitë që i lidhin ato? Identifikojini dhe shpjegoni se si funksionon kjo lidhje. 306 Letërsi

