Page 309 - Demo
P. 309


                                    10. Gjuha alegorike është themeli mbi të cilin ndërtohet vepra. Ndërtimi i krejt romanit, por edhe i fragmentit, bazohet te përdorimi i simbolit dhe alegorisë. Alegoria si figurë e shprehjes shkon bashkë me simbolin me të cilin afrohet në disa aspekte. Që një term konkret të ngrihet në cilësinë e simbolit, vihet theksi te disa cilësi mbizotëruese të tij. Identifikoni simbolin/simbolet dhe tregoni cila nga cilësitë mbizotëron/theksohet nga autori.Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Fjala që mban peshën e fragmentit, rreth së cilës vërtitet gjithë kuptimi i nënshtresuar është fjala epos. E vendosur në marrëdhënie me popujt, shtetet dhe mbijetesën, fjala epos mbishtreson gjithë historinë. Duke u nisur nga karakteristikat e eposit në tërësi dhe eposit tonë në veçanti, tregoni se çfarë të dhënash të reja na ofron ajo në këtë fragment. Cilat kuptime të reja e bëjnë atë orientues për mesazhin që sjell pjesa?12. Ndaluni te fjalia: Biseda për eposin ishte e vjetër në familjen e Qyprillinjve, ashtu si serviset e shtrenjta, dhurata të dikurshme të sovranëve, që çdo brez Qyprillinjsh i gjente për t’ia lënë brezit tjetër. Konstatimi që bën rrëfyesi është i mbështetur mbi një similitudë. Qartësoni dy krahët e similitudës. Përcaktoni korrespondencat kuptimore mes tyre. Si vijnë kuptimet? A marrin ato ngjyrime politike?13. Në meditimet e Mark-Alemit mbi eposin, fjala kyç është gjuha shqipe. Ai duket se e sheh eposin të lidhur fort me gjuhën amtare, gjuhën shqipe dhe jo me gjuhën sllave, e cila nuk u thotë asgjë Qyprillinjve. Cilat karakteristika të gjuhës shfaqen më dukshëm në këtë simbolikë? Si lidhet ajo me historinë e familjes dhe të vetë eposit? 14. Një moment kyç i paragrafit meditues që rrëfen mendimet e protagonistit, Mark-Alemit, është pyetja që ai i drejton nënës: Po pse nuk ia falnin atë epos sulltanit-mbret dhe të shpëtonin nga të këqijat e Qyprillinjve? Kjo pyetje foshnjarake, pavarësisht se merr përgjigje nga nëna, në fakt për lexuesin është një pyetje retorike. Ju si lexues, çfarë nënkuptoni nga kjo pyetje retorike? Çfarë informacioni plotësues ju jep ajo për gjithë romanin?15. Kthehuni te fraza: Ata janë mospërfillës për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë Qyprillinjtëpër tërë shtetin e madh, në gjirin e të cilit Shqipëria s'është veçse një pjesë.16. Evidentoni antoniminë kontekstuale. Cilën përmasë të shqiptarëve shpreh ajo? Si vjen imazhi i tyre te ju si lexues përmes kësaj antonimie? Lidheni përgjigjen me fjalën e njërit prej protagonistëve: Ata e kanë të vështirë të kuptojnë përmasat perandorake të familjes sonë. A zhvleftësohet kjo thënie e tij pas nëntekstit kuptimor që përcjell antonimia? Nga teksti te gjuha në përdorim17. Në hyrje të fragmentit ndeshim frazën me dykuptimësi: U kuptua menjëherë që ajo “si” do të thoshte: “Ç’t’u kujtua një gjë e tillë? Ç’është ky trill i ri?”. Vendoseni frazën brenda kontekstit. Çfarë informacioni ju jep ajo për Kurtin? Po për marrëdhëniet e Qyprillinjve me Shqipërinë e largët, ish-vendin e tyre?18. Në gjuhën e konsullit austriak vendoset kjo thënie: Ju Qyprillinjtë jeni sot familja e vetme aristokrate në Europë dhe, me siguri, në botë, që keni një epos. Dy fjalët që i japin kuptim jo vetëm fjalisë, por edhe krejt fragmentit, janë aristokratë dhe epos. Si e plotësojnë njëri-tjetrin kuptimet që marrin këto dy fjalë në këtë përdorim? A janë të barasvlershme ato nga pesha kuptimore, apo krijojnë marrëdhënie varësie? Argumentoni mendimin tuaj me të dhëna nga teksti.Letërsi 307
                                
   303   304   305   306   307   308   309   310   311   312   313