Page 31 - Demo
P. 31


                                    kaligramat nga Apolineri (Guillaume Apollinaire) dhe Huidobro (Vicente Huidobro), poemat kolazh nga Elioti etj.Poema, në kontekstin e modernitetit, priret të ketë elemente fshehtësie dhe errësimi të qëllimshëm. Teksti poetik e magjeps lexuesin, por ai nuk mund ta deshifrojë lehtësisht atë.Teksti i mësipërm i Paundit, në fakt, është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e poezisë moderne. Mbi të gjitha, për faktin se ai ndryn në vete një shkallë kondensimi poetik që nuk kishte ndodhur më parë (një poezi që me aq pak fjalë, arrin të mbartë aq shumë kuptime); së dyti, pranëvendosja e dy imazheve komplekse, pa i shpjeguar ato, por duke ia lënë lexuesit të vendosë një marrëdhënie ndërmjet tyre, e bën këtë poezi t’i afrohet tipit të teksteve me fund të hapur (“sepse imazhi nuk është ide, - thotë Paundi, - por një nyje rrezatuese idesh”). Siç shihet, poezia është shumë e shkurtër, ashtu siç e kërkonte edhe manifesti i tij, duke eliminuar fjalët e tepërta, të cilat nuk i ndihmonin paraqitjes së imazheve (imazhi, sipas Paundit, është vetë ligjërimi. Imazhi është fjalë përtej gjuhës së shprehur). Nga ana tjetër, poezia ilustronte edhe parimin tjetër të “regjistrimit të atij çasti, kur një gjë e jashtme dhe objektive, e transformon veten në një gjë të brendshme dhe subjektive”. Po kështu, edhe subjekti është më se i zakonshëm. Megjithatë, kuadri i poezisë operon me analogjinë që ngrihet nëpërmjet simbolit të metrosë.Një model i poemës në prozë është edhe teksti “Ag” i Artur Rembosë.Përqafova agun e verës. Ende s’lëvrinte gjë në ballinën e pallateve. Uji ishte i vdekur. Hijnajat nuk i shqiteshin udhës së pyllit. Eca, duke zgjuar frymët e gjalla e të vakëta, dhe gurët e çmuar vështruan, dhe heshtur u ngritën flatrat. E para përshtypje, në shtegun tash të përmbytur nga vezullime të befta zbehane, qe një lule që më tha emrin e saj.Qesha me ujëvarën bionde që flokëshprishet mes bredhash: në majën e argjendtë sërish njoha dean.Ahere i ngrita velat një e nga një. Në udhë, duke lëvizur krahët. Nëpër fushë, ku ia kallëzova gjelit. Në qytetin e madh ajo përvidhej përmes kambanoreve e kupolave dhe, tek rendte si një lypës mbi skela mermeri, unë e ndiqja.Në krye të rrugës, pranë një pylli dafinash, e rrethova me flatrat e saj të mbledhura, dhe për një çast i ndjeva trupin e pamatë. Agu dhe foshnja u rrëzuan në rrëzë të pyllit.Kur u zgjova ishte mesditë. Artur Rembo, përktheu A. ÇaniShkrimtarët modernistëModernizmi pati përfaqësuesit e vet, të cilët sollën risi në teknikat dhe format e të shkruarit të poezisë dhe prozës, duke projektuar modele të reja shkrimore e duke kultivuar shije e ndjesi të reja estetike. Ata reformuan konceptin për zgjedhjen e temave, të funksionit të letërsisë dhe rolit të krijuesit. Për të karakterizuar teknikën  Shfaqjet e këtyre njerëzve në turmë Petale në degën e lagur, të murrmë.“Në stacionin e metrosë”, E. Paund, përktheu G. KrasniqiGijom Apoliner, Kaligram, Poemë 22, 1915Letërsi 29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35