Page 310 - Demo
P. 310
19. Përfytyrimi që sjell fraza: “Në fillim e kishte përfytyruar eposin si një gjësend të gjatë, midis dragoit dhe gjarprit, që rrinte larg në ca male me dëborë dhe në trupin e të cilit, si në trupin e qenieve përrallore, ishte ndryrë fati i familjes.”, luan me imazhin e së jashtëzakonshmes, i pranueshëm për botën e fëmijës. “Mirëpo, duke u rritur, dalëngadalë e kishte kuptuar, ndonëse jo fort qartë, se ç’ishte ky epos”, thotë rrëfyesi, pa e treguar përfytyrimin. Nëse do të ishit Mark-Alemi, si do ta ndërtonit ju imazhin e eposit, si i rritur? Cilat ndërtime gjuhësore do t’ju ndihmonin në përfytyrim? 20. Kur përshkruan eposin e kënduar nga boshnjakët, rrëfyesi thotë se ai shoqërohej nga “një vegël muzikore që nxirrte një zë tejet të pikëllueshëm.” Ndaluni tek inversioni. Si arrin kjo strukturë sintaksore të japë pikëllimin e vetë fatit të Qyprillinjve? Pse boshnjakët i japin këto ngjyra këtij eposi dhe kësaj melodie? A lidhet kjo me pozicionin e vetë boshnjakëve brenda Perandorisë Osmane? A ka pika takimi mes tyre?21. Në dialogun që bëhet mes kushërinjve, diskutohet mbi sjelljen e shqiptarëve në Shqipërinë e largët: ata heshtin. Ka disa shpjegime mes tyre për heshtjen e shqiptarëve, dikush e quan qortim, dikush të kuptueshëm, dikush keqkuptim. Ndaluni te konteksti. Cili nga variantet ju duket i pranueshëm? Pse?Nga teksti te reflektimi22. Në fragment, mbiemri Qyprilliu ndeshet shumë shpesh dhe në të gjitha rasat. Gjatë këtij lakimi, anëtarësia e pjesëtarëve të familjes humbet dhe mbiemri fiton vlerën e përfaqësimit të çdo pjesëtari të saj. Analizoni këtë tkurrje të identitetit të çdo anëtari dhe përcaktoni vlerën përfaqësuese të mbiemrit. A duket sikur ky përfaqësim shkon përtej një familjeje? Argumentoni përgjigjen tuaj me të dhëna nga teksti.23. Pse një popull si boshnjakët ndien nevojën të këndojë epos për një familje shqiptare? Kur ndërtohen eposet? Si është lidhja e tyre me historinë?24. Pas ikjes së boshnjakëve, në familje mbretëron një situatë fare e pakëndshme: “Pastaj rapsodët merrnin shpërblimin e zakonshëm dhe iknin, duke lënë pas vetes një ndjesi zbrazëtie, që për disa ditë rresht shkaktonte te të zotët e shtëpisë ca psherëtima pa shkak, të ngjashme me ato që shkaktojnë ikjet e stinëve.” Nga vjen kjo gjendje? A gjeni nota malli e trishtimi? Si lidhet kjo me ikjen e stinëve?25. Në fragment mësojmë për një Sulltan që godet familjen e Qyprillinjve për shkak të eposit. Mendoni që kjo epërsi e Qyprillinjve e tremb Sulltanin? Duke u nisur nga ky fakt, flisni për fuqinë e artit. Lidheni fjalën tuaj me ndikimin e artit në ndryshimet e mëdha sociale. 26. Fragmenti dhe tërë romani është i vendosur në kohën e Perandorisë Osmane, por ka një nëntekst të fuqishëm që e lidh me diktaturën në përgjithësi dhe me diktaturën në Shqipërinë komuniste, në veçanti. Edhe ky fragment përçon një frikë të nëndheshme që rrëfen atmosferën në një diktaturë. Si ndikon frika tek aktorët e një diktature: te diktatori, mbështetësit e tij dhe te populli. A ka jehonë aktuale kjo vepër? Argumentoni me fakte nga realiteti i sotëm në botë. Nga teksti te të shkruarit27. Kërkoni në internet mbi eposin Nibelungen të gjermanëve. Krahasojeni atë me eposin tonë. Shkruani takimet dhe dallimet mes tyre. A kishte pasur të drejtë ambasadori austriak, që përmendet në fragment? 28. Vizitoni ose kërkoni informacion mbi muzeun “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë. Merrni të dhëna mbi kontrollin që diktatura komuniste ushtronte mbi njerëzit dhe pasojat e këtij kontrolli. Me këto të dhëna, shkruani një punim ku të zbërtheni alegorinë e romanit.308 Letërsi

