Page 311 - Demo
P. 311


                                    GjuhëLigjërimi Gjatë komunikimit, individët e përdorin gjuhën në variante apo forma nëpërmjet të cilave ndërtojnë akte ligjërimore. Me akt ligjërimor do të kuptojmë aktivitetin e personave që flasin, shkruajnë apo lexojnë, domethënë, çdo akt përdorimi të gjuhës, çdo praktikim të aftësisë sonë ligjërimore që i referohet një produkti konkret gjatë të folurit, të shkruarit apo të lexuarit. Akti ligjërimor përkufizohet me ndihmën e tri kritereve: atë të thëniezimit (situatës ku realizohet thënia), atë të ndërveprimit (thënia realizohet mes dy a më shumë personave që komunikojnë mes tyre) dhe atë të përdorimit (thënia është e destinuar të artikulohet, të dërgohet nga thënësi te marrësi dhe të kuptohet nga marrësi). Gjatë aktit ligjërimor, dhënësit dhe marrësit përdorin njohuritë e tyre gjuhësore, i organizojnë ato në thënie, pra, përdorin gjuhën. Kjo është një veprimtari ligjërimore individuale, e realizuar në situata të caktuara komunikimi (thëniesore), e përcaktuar nga kodet dhe që karakterizohet nga një synim i caktuar (ndërveprimi). Nëpërmjet aktit ligjërimor, individët tregojnë kompetencën e tyre gjuhësore, duke vënë në qendër të formimit gjuhësor praktikat ligjërimore. Produkti që arrihet nëpërmjet aktit ligjërimor është ligjërimi. Veçoritë e ligjërimeveGjuha shqipe ka një bërthamë të qëndrueshme, e cila ka evoluar përgjatë historisë dhe deri në përdorimet e sotme. Bërthama qendrore përbën strukturën, ndërsa realizimet e saj historike e të sotme quhen variante. Nëse do të flasim për varietete gjuhësore, regjistra gjuhësorë a stile gjuhësore, atëherë pikëvështrimi është fokusuar te bartësi, te folësi /përdoruesi dhe shkruesi e, për rrjedhojë, analizat tona do të përfshijnë varietetet sipas përdorimit dhe përdoruesve. Gjuha lind dhe jeton në radhë të parë si gjuhë e folur, në trajtën gojore. Tipat e varianteve dallohen për arsye historike (shqipja e vjetër, e mesme, e re) dhe gjeografike (dialektet dhe të folmet e tyre). Në një shkallë të caktuar të zhvillimit kulturor, lind shkrimi, kështu që krijohet varianti i shkruar i gjuhës. Ndërkaq, njësimi i gjuhës është domosdoshmëri, në mënyrë që gjuha të luajë rolin e saj gjithëkombëtar për të siguruar trashëgiminë mes brezave dhe shtresave të popullsisë. Për këtë arsye, ndërtohet standardi i një gjuhe. Edhe standardi është një variant i gjuhës, i cili është i detyruar të respektohet në komunikimet ndërinstitucionale. P.sh., një prokuror, një mësues, një sekretar institucioni, pra, individët që kanë lidhje me gjuhën zyrtare, janë të detyruar të përdorin standardin. Tashmë, në gjuhën shqipe njësimi është çështje përsosjeje dhe pasurimi të sistemit të gjuhës standarde, ngulitjeje të normës standarde. DialektetAshtu si standardi, edhe dialektet janë variante të përdorimit të gjuhës. Dallimet mes standardit dhe dialekteve, si dhe midis dy dialekteve në gjuhën shqipe nuk janë shumë të theksuara. Më së shumti ato i përkasin fushës fonetike, morfologjike dhe leksikore. Le të vërejmë fragmente nga një poezi e Kostandin Kristoforidhit në të dyja dialektet e shqipes:Stili dhe gjuha e zakonshmeGjuhë 309
                                
   305   306   307   308   309   310   311   312   313   314   315