Page 312 - Demo
P. 312
GegënishtYlli i vogël nalt ndë qiellDuket`porsi zjarrm në pyll:sipër dheut lark qindron,xhixha xhixha xhixhëllon.ToskërishtYlli i vogël lart në qiellDuketë si zjar në pyll:siprë dheut lark qëndron,xixa xixa xixëllon.Siç e vëreni, dallimet kanë të bëjnë kryesisht me fonetikën, tingujt (ë-ja e patheksuar; x/xh) dhe morfologjinë (duket/duketë; ndë/në). Por këto dallime nuk e cenojnë kuptimin e fjalisë. LigjërimetLigjërimet ose të folurit dallohen prej njëri-tjetrit nga forma e komunikimit dhe nga shkalla e ngulitjes së normës. Ligjërimi libror paraqet shkallën më të rreptë të përdorimit të normës.Ligjërimi bisedor paraqet shkallën e zbatimit elastik të normës, në rrethanat e jetës së përditshme. Ligjërimi i shkujdesur del jashtë normës, sepse e shkel dhe e shtrembëron atë. a) Karakteristikat e ligjërimit libror mbështeten te respektimi i rregullave të gjuhës standarde, pra, te rregullat e Drejtshkrimit dhe Drejtshqiptimit të Gjuhës Shqipe (në rastin e shqipfolësve). Folësi do të respektojë ato rregulla të përdorimit të fjalëve, të përdorimit të formave morfologjike dhe të ndërtimit të fjalisë e tekstit, të cilat janë të renditura në rregullat e standardit të shqipes. P.sh. në një tekst të kritikës letrare vërejmë respektimin e rreptë të standardit: Lasgushi në poezinë e vet mediton që mundja e vdekjes nuk bëhet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. (S. Hamiti)Sikurse në të folur, një gazetar informon duke respektuar rregullat e drejtshqiptimit të gjuhës shqipe: Zonja dhe zotërinj, ju përshëndes. Në gjashtë bashki të vendit kanë nisur votimet që në orën shtatë për zgjedhjen e kryebashiakëve. Në Shkodër dhe Vorë, ka pasur probleme. (Edicioni informativ, 06 mars 2022, ora 12:00 – Top Channel Albania – Lajme)Po ashtu, një mësues në klasë respekton në të folur ligjërimin libror: Festa e abetares është dita më e bukur për fëmijët e klasës së parë. Ju të gjithë përgatiteni çdo ditë, që festa të dalë sa më e bukur. Si do ta organizojmë festën këtë vit? (Mësuese Brikena, klasa I, shkolla “Luigj Gurakuqi, Elbasan).b) Karakteristikat e ligjërimit bisedor rrjedhin nga komunikimi i njëkohshëm, i cili ndodh në kushtet e përvojës së përbashkët. Ligjërimi bisedor dallon nga dialektet, edhe nga gjuha letrare e folur, prej atyre tipareve, që shfaqen si veçori të organizimit 310 Gjuhë

