Page 313 - Demo
P. 313
dytësor. Këto tipare janë përpunuar nën ndikimin e rrethanave të komunikimit dhe janë ngulitur, në kuptimin që, pavarësisht nëse fizikisht një tekst është i shkruar ose i folur, ai shquhet nga veçoritë stilistike të tekstit bisedor. Folësi është i vetëdijshëm se zgjedh këtë tip përdorimi dhe, kur ndryshojnë rrethanat, po ashtu në mënyrë të vetëdijshme kalon në një tip tjetër. P.sh., nëse në një orë mësimi, një mësues iu thotë nxënësve: “Hulumtoni nëenciklopedi dhe internet, për të gjetur sa më shumë informacione të bollshme mbi këtë dukuri”,po ky mësues, jashtë klasës, mund t’i thotë djalit të tij ose një miku: “Hap mor enciklopedinëdhe kërko aty. Ka sa të duash materiale të bukur. Shih internetin dhe gjen plot”. Në këtë komunikim, dominon ana subjektive e folësit. Kjo vjen, ngaqë ligjërimi ndodh mes miqsh. Vërehen tinguj të panyjëtuar qartë dhe përdoren shumë shkurtime të ndërthurura me dukuritë fonetike. Shfaqen lëkundje të trajtave morfologjike: në kohët e foljeve e sidomos në përshtatjet e shumësit të emrave. Fjalitë ndërtohen nën ndikimin e shfaqjes së emocionit, subjektivizmit, përsëritjes së vazhdueshme të rrethanave, njëtrajtësimit të rasteve. Mbizotërojnë lidhjet bashkërenditëse dhe fjalitë e varura të shkallës së parë e të dytë.Për shembull, në një telefonatë me eprorin, folësi i drejtohet në ligjërim libror:– Përshëndetje, zonja Era. Jam Artan Shkëmbi. Po ju telefonoj nga zyra e informacionit. Desha t`ju komunikoja njoftimin që sapo mora nga Drejtoria e Përgjithshme e ministrisë. Nesër keni takim me ministren, në orën 12:45. Ju faleminderit. Për t’i dhënë të njëjtin komunikim bashkëshortes së tij, e cila punon në të njëjtin institucion, ai përdor ligjërimin bisedor:– Alo, zemër, jam Artani. Po të marr nga zyra e informacionit. Ka ardh’ njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e ministrisë. Ke takim me ministren në orën një pa një çerek. c) Karakteristikat e ligjërimit të shkujdesurNë marrëdhënie me normën, ligjërimi i shkujdesur është diskursi që e shkel apo shtrembëron atë në atë masë, saqë ligjërimi del jashtë gjuhës letrare dhe fiton tipare të përgjithshme, që ndihen nga folësit. Fjalët shtrembërohen ose cungohen në përbërjen e tyre tingullore. Në morfologji ka një përzierje të papritur trajtash me prejardhje të ndryshme. Fjalëformimi shpesh është i rastit ose i paqëndrueshëm. Tekstet ndërtohen përgjithësisht në formën e dialogut. Përdoren shumë orientalizma ose fjalë të zhargonit. P.sh., në murin e një qyteti, dikush kishte shkruar: Ma hoqe petllën Lira. Ligjërimi i shkujdesur e shpërfill normën, duke mos e respektuar pothuajse fare atë. Shkelja e normës bëhet me vetëdije, për arsye kulturore e arsimore, për arsye të thellimit të intimitetit. Dy grupe rrethanash e ushqejnë këtë të folur. Grupi i parë për arsye arsimore e kulturore, sidomos të mjedisit familjar e shoqëror, nuk orientohet drejt normës që nga fëmijëria, p.sh.: “Erdhe nga shkolla, lushe?” (me përkëdheli, vajzës), ose “O loçka e zemrës” (shprehje dashurie). Ndikimi dialektor në këtë rast është i theksuar, por ky ligjërim dallohet mirë nga dialektet. Një folës mund të flasë në normë edhe duke e përdorur dialektin, por ligjërimi i shkujdesur nuk është dialekti, sepse ky ligjërim nuk e pasuron kulturën dialektore të folësve. Ai kryen funksione të ndryshme, pra, nuk i shërben më kulturës krahinore. P.sh. në rastin e shprehjes së një inati apo mllefi nëpërmjet ironisë: “Ee, menja një grusht mizash, ikën e t`ban naftën.”. Por edhe në situata të caktuara: “Kallzona, kallzona nei sen, mos fol me spond ma.”.Grupi i dytë shfaq prirje për t’u veçuar si grup, gjithashtu kur synohet dallimi me shprehjen e rëndë, duke e ulur vetëdijshëm nivelin e mirësjelljes. P.sh.: “Aaa çè pyet sa të mirë e kishe bërë, gjylaç me bojna”, për të treguar që nuk i pëlqen ushqimi. Nuk janë të pakta rastet kur përdoret Gjuhë 311

