Page 314 - Demo
P. 314


                                    për ofendime: “Të janë liruar vidat”, për të ofenduar në kuptimin se nuk mendon si duhet, nuk logjikon mirë etj. Në ligjërimin e shkujdesur, fjalitë pësojnë shtrembërime: “A konë për imen, shumë e bukur, a kon.”. Pavarësisht dialektit, në këtë rast, fjalia ka një shmangie nga struktura e saj normative. Sikurse vërejmë rastet e lojërave të fjalëve: “U lapose buçko”, apo ndërhyrjet aq të pranishme sot nga gjuhët e huaja: “Mirupafshim lejtër” (mirupafshim më vonë), e cila shpesh del edhe me variantin alegorik: “Mirupafshim never” (mirupafshim kurrë). Në jo pak raste, një folës i pakultivuar, gjatë mesazhit, përdor në mënyrë të përsëritur grupin edhe tha. Ndërtimi i përgjithshëm i këtij ligjërimi është nën ndikimin e fortë të dialogut dhe sidomos të emocionit. Me këtë ligjërim, ku është e pamundur të ndërtohen tekste të plota e të gjata, dalin pjesëza e pasthirrma, mungesë e ligjëratës së zhdrejtë, mungojnë lidhëzat e përbëra, fjalitë e varura disashkallëshe. P.sh: Kjo nuk është llafellogji, por ndyrollogji; Pikën`zemër, për me dijtë ku asht; Haj faj, mos m`shaj; etj. S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Ç’është akti ligjërimor dhe cilat janë kriteret që ndihmojnë në përcaktimin e tij? Ilustroni disa akte ligjërimore.2. Ç’quajmë ligjërim dhe si proces, ligjërimi është individual apo i përbashkët? Argumentoni me shembuj përgjigjen tuaj. 3. Gjuha ka lindur në formën e saj të folur apo të shkruar? A ndryshon gjuha përgjatë kohës dhe hapësirës? Nëse po, si dëshmohet kjo?4. Cilat janë dialektet e gjuhës shqipe? Ku ndryshojnë ato? A janë ndryshime të forta apo anësore? Jepni shembuj nga dialektet e shqipes. Flisni për dialektin e krahinës suaj. 5. Cilat janë format e ligjërimeve? Ku dallohen mes tyre ato? Po brenda të njëjtit ligjërim a kemi grupime? Jepni shembuj të llojeve të ligjërimeve, duke i shpjeguar ato. 6. Në tekst keni shembullin e mësuese Brikenës, e cila po u flet nxënësve për festën e abetares. Ndërtoni ligjërimin e mësuese Brikenës për të njëjtin argument, por tanimë me koleget e saj. 7. A ndikojnë në dallimet mes ligjërimeve niveli i njohjes së gjuhës? Pse?8. Përveç faktorëve gjuhësorë, cilët janë faktorët e tjerë që bëjnë dallimet mes ligjërimeve? Ushtrohuni përmes tekstit9. Lexoni me zë tekstet e mëposhtme.StandardiPoezisë i duhet fuqi për të përballuar fshehtësinë dhe përtacinë shpirtërore të ferrit komunikativ bashkëkohor. Poezia ka luftuar me informacionin dhe automatizimin e shpirtit njerëzor, me gjithë atë masë të trashë viskoze që izolon shqisat tona për ndjenjën e perspektivës dhe të projektimit tonë në të Vërtetat e Epërme. (Tufa)1312 Gjuhë
                                
   308   309   310   311   312   313   314   315   316   317   318