Page 315 - Demo
P. 315


                                    S T U D I M T E K S T I Dialekti gegëUnë ia kam kushtu babës tim, jo për faktin se ishte baba im, por se ka themelue dy teatro në Shqipni, teatrin e Shkodrës në 1952 dhe teatrin e Elbasanit në 1962. Ai ka punue me rritë nji plejadë të bukur aktorësh, ndër ta përmen Tinka Kurtin, Zef Jubanin, Demir Hyskën, Robert Ndrenikën e shumë të tjerë. Baba m’ka marrë qysh në moshë shum t’vogël n’teatër. Unë isha aq i vogël, sa më merrte gjumi aty. Po zakonisht sallat e teatrit, sikurse edhe sot kanë qenë shumë të ftohta, dhe unë mërdhijsha, e sa herë rrija tuj pa teatro, vija në shpi o me ethe, o me grip. E baba më thoshte: “Jo nuk të marr ma se ty të merr gjumi”. E gjithmonë thuhet se nana ime ka këmbngul me më marr atje.(P. Shllaku)Dialekti toskëTani disa vjet, kemi rënë tepër pas politikës... Politika! Fort mirë. Po na duhet dhe letratura, për zonë! Kemi nevojë të dëfrejmë e të çdëfrejmë dopak, të jetojmë dhe me ëndërra. Pastë të mirë, pra, z. Milo Duçi, që na mbushi dëshirën e zemërës, se “E thëna” do të na zbavitij mjaft, sa të harrojmë, një orë a dy, mendimet e mundimet e jetës, ndë këtë botë ku hollësitë, kodhelet dhe lodrat e politikës gati na prishin trutë në ditë të sotme. (A. Z. Çajupi)a) Duke pasur si model variantin standard, gjeni dhe argumentoni në fragmentet toskërisht dhe gegërisht praninë/mospraninë e zanores – ë të patheksuar. Si shfaqet ajo në dialektin toskë?b) Në standard dhe në dialekte, identifikoni folje të mënyrës dëftore, në kohën e kryer. Ku dallojnë ato mes tyre? Dallimet fonetike a kanë sjellë ndryshime në kuptimin e teksteve?c) Procesi i rotacizmit është kthimi i n-së në r. P.sh. në gegërisht anmik, ndërsa në standard armik. Gjeni shembuj të dukurisë së rotacizmit në fragmentin e dialektit gegë. d) Në fragmente dallojmë fjalët me më marr, tuj pa, për zonë, ndë këtë botë. Çfarë forme do të merrnin ato në shqipen standarde? e) Nga informacioni që keni, sillni format dialektore të këtyre emrave në dialektet e shqipes: qumësht, perëndimi, misër, shapka, byrek, arra. 10. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Për këtë ushtrim, kontrolloni “Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe”. Lexoni tektet dhe përgjigjuni pyetjeve që janë poshtë tyreLigjërimi libror Sistemi i stileve të shqipes është dukuri historike, e lidhur me jetën e popullit. Aty duket qartë se gjuha ka rol shoqëror, ajo është pjesë përbërëse e një kulture dhe shprehëse e saj, është në ndërvarësi me strukturat shoqërore, kulturore e kombëtare. Ky sistem është një vlerë e shqipes dhe fusha ku shfaqen më mirë veçoritë e saj. (Xh. Lloshi)Ligjërimi bisedor – Dita verës është festa jonë, mos e diskuto fare. Ne mblidheshim te çesmja n’kala dhe i herë e i kohë ia nisshim kangës, por tani janë ndryshuar ca gjana.– Ça ka ndryshu?– Ohuja! Kanë ndryshu zakonet. Për shemull, nuk mblidhemi më te Rrapi, Rrapi i Manxit, po dalim xhiro n’bulevard. Edhe gocat nuk veshin rrobet popullore, por “rrobka” (me ironi) moderne. Shiko pak... a t’kam thanë 2321Gjuhë 313
                                
   309   310   311   312   313   314   315   316   317   318   319