Page 316 - Demo
P. 316


                                    që edhe bollokumja nuk asht si i herë e i kohë?– Po, po e kam vënë re dhe un.(K. L., 67 vjeç; M. N., 60 vjeç)Ligjërimi i shkujdesur – Janë do tipa që s’janë piaca jonë, po s`kenkan me u hudhë.– Aaa, apo? Mujnem me i kqyrë?– Sa njashtu si je... Mos e kthe moj kokën, po kqyre vjedhhajdutçe.– Ok, ktheje tash.– Po mirë, sa për nxemje, po u hedh i sy. (Fragment nga filmi “Rrobaqepësja”)a) Sa është respektuar standardi i gjuhës shqipe në tekstin e parë? Argumentoni përgjigjen tuaj me shembuj nga teksti. b) Lexoni me vëmendje ligjërimin libror dhe të shkujdesur. Bëni dallimet mes tyre. Verifikoni marrëdhëniet e tyre me standardin. c) Në ligjërimin bisedor, komunikimi ndodh mes miqsh apo të panjohurish? Ku e mbështetni përgjigjen tuaj? A ndikon dialekti në këtë ligjërim? Cilat janë ndërtimet apo fjalët që e klasifikojnë këtë ligjërim në bisedor? Cilit grup i përkasin folësit? d) Teksti i ligjërimit të shkujdesur jep të dhëna mbi marrëdhënien emotive të folësve. Përcaktoni se për ç’lloj emocioni bëhet fjalë. Në çfarë marrëdhënieje duhet të jenë dy bashkëbiseduesit, të ngushtë apo të largët? Në cilin kontekst do ta vendosnit këtë ligjërim? e) Cilat janë ndërtimet që e shpërbëjnë sintaksën e këtij diskursi? Argumentoni përgjigjen tuaj duke pasur si referencë gjuhën standarde. f) Veçoni tri shprehje që theksojnë një marrëdhënie emotive apo edhe intime mes dhënësit dhe marrësit. Cilat janë të dhënat gjuhësore dhe grafike që tregojnë se ritmi i të folurit është i shpejtë? Pse ndodh kjo? g) A ka varësi dialekti në ndërtimin e ligjërimit bisedor dhe atij të shkujdesur? Sfida e të shkruarit11. Lexoni me vëmendje tekstin e mëposhtëm, i cili është shkruar në gjuhën standarde.Kthejeni atë në ligjërim bisedor. Më shkruaj.Të lutem më shkruaj. Të shkruash është njësoj si të puthësh. Veç pa përplasjen e dëlirë të buzëve. Pa frymën e ngrohtë në mes. Pa zhurmën e lehtë të tingujve të ngecur.Më shkruaj, të lutem më shkruaj. Të shkruash është si të më puthësh me fjalë. (N. Poroçani)12. Përfytyroni sikur ndodheni përpara këtyre tri situatave:- do t’i shprehni dashurinë një vajze;- do të bëni shaka me motrën apo vëllain më të vogël, të cilën/cilin e doni shumë;- do të inatoseni me një makinë që kaloi rrugës dhe ju lagu. Për secilën situatë, ndërtoni një tekst në ligjërim të shkujdesur nëpërmjet të cilit të komunikoni emocionin përkatës. 3314 Gjuhë
                                
   310   311   312   313   314   315   316   317   318   319   320