Page 317 - Demo
P. 317


                                    Frederik Rreshpja LetërsiFrederik Rreshpja është vlerësuar si një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX. Poezia e tij karakterizohet nga një ndjeshmëri e lartë dhe figuracion mahnitës e shumë i veçantë për poezinë shqipe. Shkroi kryesisht poezi, por gjithashtu nën emrin e tij dolën edhe krijime në prozë, dramaturgji, eseistikë dhe publicistikë. Nga krijimtaria e tij mund të përmendim përmbledhjet poetike: “Rapsodi shqiptare” (1968), “Në këtë qytet” (1973), “Enise, Enise” (botuar në Prishtinë, 1975), “Erdhi ora të vdes përsëri” (1994), “Lirika të zgjedhura” (1996), “Vetmi” (2004); romanin “Zëri i largët i kasolles” (1972); dramën “Ëndrra e gurit” (1971); esenë letrare “Marrëzia e Itakës” etj.Karakteristikat e krijimtarisë së Frederik Rreshpjes në dy periudha: para dhe pas viteve ‘90Krijimtaria e poetit Frederik Rreshpja shtrihet në dy periudha kohore. Në atë të para viteve ’90, me dy përmbledhjet poetike “Rapsodi shqiptare” dhe “Në këtë qytet”, në të cilat temat kryesore që do të lëvronte do të përkonin përgjithësisht me ato që qarkullonin në letërsinë zyrtare të kohës: temat e aksionit, e ndërtimit të hidrocentraleve, e heronjve, e formimit të njeriut të ri, temat me ndikim nga folklori etj. Ndërkohë, forma e shprehjes, me të cilin përcilleshin këto tema, nuk ishte e afërt me formatin e ligjërimit të poezisë së kohës. Për më tepër, ndihej vëmendja që Rreshpja i kushtonte formës, më shumë se idesë, përmbajtjes. Kjo shmangie që poeti bënte në ligjërim qe pikasur dhe dënuar nga kritika zyrtare. Kështu, në një shkrim redaksional të revistës “Nëntori”, të vitit 1973, me titull “Probleme të poezisë sonë” dhe nëntitull “Kundër ndikimeve të huaja në poezi”, teksa flitet për një diskutim krijues të marsit të atij viti në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë, ndër të tjera, gjejmë edhe këtë gjykim:Rendja pas figurave e ka çuar ndonjë poet (është fjala për poetin Frederik Rreshpja) gjer atje sa të spostojë mendimin dhe të nxjerrë figurën në plan të parë. Kjo e bën poezinë të tingëllojë krejt formaliste. Ja një shembull i tillë:Mane të varrosën në muzgKali yt që u bë vjeshtëHëngri gjelbërimin e pyllitDhe befas u bë dimër.Është fjala për poezinë “Mane” të Frederik Rreshpjes, e cila mbyll periudhën e parë të kësaj krijimtarie dhe shërben si hallkë lidhëse për atë që do të ringjallet pas viteve ’90. Sidoqoftë, edhe në këtë periudhë të parë, poeti ndodh edhe që t’u ikë temave të imponuara, duke ndërtuar zërin e tij unik, pamjet e thjeshta të sendeve ngrihen deri në simbole, prej nga i bëjnë të dukshme e të prekshme forma të tjera më të fshehura e më të përkryera. Kjo është e para gjë që të vjen ndër mend kur lexon poezinë e Frederik Rreshpjes, një ndjesi që bëhet mbizotëruese në periudhën e dytë të krijimtarisë, ku duhet të flasim me një gjuhë tjetër, sepse tashmë jemi çliruar nga kompleksi tematik. Pas vitit ‘73, afërsisht për gati 17 vite, poetit do t’i privohet liria dhe e drejta e botimit nga regjimi i kohës. Vetëm në fillim të viteve ‘90, pas rënies së sistemit komunist, Rreshpja ka mundësi t’i kthehet botimit të krijimeve të tij. Kjo përbën edhe fazën e dytë të krijimtarisë së poetit.Vetëm vitet ‘90 dhanë atë liri që i shërbeu gjetjes së zërit të mirëfilltë të poetit. Dallimi në tematikë do të sjellë edhe dallimin në pikëpamjen e realizimit të tekstit, sepse kur mbaron leximi i kësaj poezie, na vjen menjëherë ndër mend mënyra e ndërtimit të saj. Si çdo shkollë poetike, edhe krijimtaria e Rreshpjes shpjegohet vetëm brenda kodesh të caktuara, vetëm brenda atyre kodeve që e afirmojnë.Letërsi 315
                                
   311   312   313   314   315   316   317   318   319   320   321