Page 318 - Demo
P. 318
Temat e periudhës së dytë: humbja, pikëllimi, vetmia etj.Tema e fëmijërisë, braktisjes, humbjes, pikëllimit, vetmisë, mallkimit, janë ato që përshkojnë pothuajse gati të gjitha poezitë e të tria vëllimeve të kësaj periudhe: “Erdhi ora të vdes përsëri”, “Lirika të zgjedhura” dhe “Vetmi”. Këto tema, sidomos ajo e vetmisë, humbjes, pikëllimit, vijnë si gjendje gati të vazhdueshme, në të cilat ndodhet poeti në marrëdhënien e tij me njerëzit dhe botën. Përvojat e privimit të lirisë gjatë diktaturës, përvojat e tëhuajzimit të tij nga bota dhe botës nga ai, përvoja e të ndjerit i pakuptuar edhe si njeri, edhe si artist prodhojnë këtë poezi. “Ngado që sillem, pikëllimi është aty te porta/ dhe prapëson shpirtrat”, shkruan poeti te poezia “Kthehu”. Bindja se është ndryshe nga të tjerët, se është poet i shënjuar me talentin që e privon nga marrëdhëniet e zakonshme me botën, për një marrëdhënie të pazakontë që vjen nga ndjesitë dhe perceptimet që i gatuan imagjinata e ndezur prej poeti par excellance, bëjnë që te poezia “Testament” të pohojë:Që fëmijë e kam kuptuar se kisha lindur I mallkuar me art.Gjërat i shihja ndryshe:Nëpër shirat e vdekurpeshqit fluturonin drejt çerdheve te yjet.Në vend të borës binin zogj në çdo dru.Lajtmotivi në poezinë e tij është vetmia. Madje, në ndonjë rast, duke u shënuar edhe si titull poezie, siç është te poezia “Vetmi”, në një varg të së cilës poeti shpall edhe statusin e tij prej të vetmuari: kudo vetmia ka ngritur muret e saj. Krahas saj, si konstante tematike është edhe pikëllimi.Karakteristikat e ligjërimit në poezinë e RreshpjesAjo që bie kryesisht në sy në krijimtarinë e tij, sidomos në periudhën e dytë, është ndërtimi i një poetike me një fond të kufizuar fjalësh të tria niveleve bazë të ligjërimit poetik: emërtuese, cilësuese dhe vepruese. Vetëm me fjalë të tilla si: trëndafil, kopsht, nënë, zog, dru, gjeth, pyll, dimër, vjeshtë, shi, hënë; i trishtuar, i mardhur, i ri, i bukur, e thyer, i lodhur, dhimbje, humb, pikëlloj, vetmon, ik, braktis, vdes, ulërin, ai arrin të ndërtojë një shumësi botësh, e cila përfton një pasuri të madhe poetike.Për këtë qëllim, i shërben pastrimi i kulluar i fjalës deri në nivelin zero të ngjyresave të mëparshme, deri në nivelin parak të saj, që e çon në ndërtimin e një ligjërimi poetik, i cili pretendon të jetë sistem i krijuar nga: - fjalë-tema (rendi metaforik, zinxhiri i nuancave që ka secila nga fjalët e mësipërme në përzgjedhje); ose: - tema-sintagmë (grup) (rendi metonimik, aftësia që ka secila fjalë për afri dhe bashkëshoqërim jofamiljar, të tipit: folklori i braktisur, folklori i zogjve, folklori i harruar i qiraxhinjve, fati im prej shpate, si patkoi i fatit, ylli i fatit tim, ky fat budalla, fati im tërë gjëmë, të cilat priren ta hapin rrezen e ndjeshmërisë ndaj kombinimeve jo të zakonshme. Këto fjalë-tema e tema-sintagma ia dalin të shërbejnë si mjete formale për të çliruar tensionin emocional, që të çojnë në një qark ndjeshmërie e kuptimesh të befta. Për të realizuar intonimin ritmik dhe shumëkuptimësinë (ambiguitetin), shërbejnë, ndër të tjera, edhe analogjitë e mirëvendosura morfo-sintaksore, të cilat luajnë rolin e organizuesit ritmik në varg. 316 Letërsi

