Page 319 - Demo
P. 319
Për ilustrim, mund të shërbenin shembuj të tillë të shkëputur:Më vdiq dhe kjo vjeshtë, më shkoi dhe kjo ditë;****Ka mbirë bari nga sytë e tuKa mbirë bari nga zëri yt;****Po shkoj edhe unë mbi lule harresePo shkoj edhe unë në shtegun e vjetër Natyra shndërruese që merr fjala në dorën e poetit bën që, megjithëse kemi pak a shumë të njëjtat fjalë, të mos kemi të njëjtat mënyra e vlera përdorimi.Është i dallueshëm për ne si lexues raporti i kthjelltë që ka ky poet me fjalën, duke na kujtuar përcaktimin e poetit modernist francez Pol Valeri (Paul Valery) se në poezinë e mirë, lëvizja e një fjale, ashtu si lëvizja e një guri shahu, u hap rrugë lëvizjeve të tjera. Gjithë përpjekja për ta komentuar këtë lloj poezie, do të përthyhej përpara kërkesës për të kuptuar se ç’mekanizëm i thërret fjalët deri në atë nivel sa ato të kërkojnë vetë vijimësinë e përsosur formalo-estetike. Poezi të tilla, si: “Requiem”, “Vinjetë”, “Vjeshtë 1990”, i zgjojnë dhe i zhgënjejnë vazhdimisht hipotezat tona për mënyrën e ndërtimit, nëpërmjet një loje të ndërlikuar të rregullit me rastësinë, normës dhe devijimit, saktësisë dhe shthurjes ritmike. Rileximi, pasi të kemi dalë nga gjendja e shijimit estetik, do të ishte këshilla për të marrë vesh diçka nga teknika e ndërtimit të një poezie të tillë si ajo me titull “Rekuiem”:Noton në përrua, me gjethe mbështjellëNjë ditë e vdekur vjeshteDhe shtergët e fundit kaluan të ngrirëMe sytë e verdhë, në heshtje.Rrëzohet nga drurët trishtimi i borës,Lugina me hënë e lyerDhe drerët e erës vënë kujën me dhembje,Me brirët prej akulli thyer.Më vdiq dhe kjo vjeshtë, më shkoi dhe kjo ditëQefinin me gjethe të tharë…O dimri i drerëve me brirët në erë,Kë vjeshtë të qajmë më parë?Rreshpja pothuajse gjithmonë flet në vetën e parë. Kjo poezi ka një model të veçantë tingujsh, një sistem të tërë metaforash, një organizim e rrjedhë të veçantë ritmike dhe lexuesi i mirë përcakton nuancat e zhvillimet emocionale, duke i paraqitur ato sa më saktë në leximin e tij. Që të shijohet, çdo lexim duhet të rikrijojë emocionet fillestare që ka pasur poeti në intensitetin e tyre të parë. Përgjithësisht, struktura në poezitë e Rreshpjes mbizotërohet nga metafora. Pas metaforave që përdor Rreshpja, kemi humbjen e botës objektive, por bota e “krijuar” prej tyre tregon fuqinë e fituar, duke marrë kujtimin e një pasqyre vërtet të veçantë të saj. “Rrëzohet nga drurët trishtimi i borës / lugina me hënë e lyer”. Po ashtu, një përdorim të shpeshtë ka epiteti metaforik (dru i trishtuar, dëbora e thinjur etj.) apo edhe oksimoroni (e verbra madhështore, fat budalla, pikëllim i bukur etj.). Ave nëna ime Rri në shi. Kjo gjë është e vetmja që dua.Ç’është ky? Pyesin pikat e shiut mbi ballin tim.Kështu kam dëgjuar zërin e shiutNjë ditë vere rrëzë lisit plakTe porta lënë hapur për zogjtë.Ah, kur isha i ri dhe i bukur, kujtojaSe tërë shirat e botës binin për mua.Po tani që kanë kaluar kaq shumë viteE di që s’ka asnjë kuptim që bie shi.Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeriNjë arkeologji e perëndive që rrëzoheshinAve, nëna ime!Vetëm te ti kam besuar, Zot tjetër nuk kam pasur kurrë.Letërsi 317

